Firenze, zgjidhe qytetin e rilindjes

 

12-23-09-ponte-vecchio

Në atdheun e kryeveprave të Rilindjes italiane dhe botërore, mund të rilindësh dhe ti. Këngëtarja Evi Reçi që jeton prej vitesh aty, na zbulon elementet tipike të këtij qyteti, të larë në art

Konsiderohet si qyteti me të cilin dashuroshesh sapo shkel. Qyteti i Rilindjes artistike dhe sociale.

Aty ku kanë krijuar Michelangelo, Bruneleschi, Boticelli, Da Vinci dhe shumë e shumë të tjerë. Aty ku Kupola e Duomos ende mbetet një mister sesi është ndërtuar pasi Bruneleschi nuk ka lënë asnjë shënim për teknikën me të cilën mbahet në këmbë kjo kryevepër.

Aty ku Hitleri, edhe pse një njeri i fortë dhe i karakterizuar si i pashpirt, u përul para mrekullisë së Ponte Vecchios dhe korridorit Variano që ndodhet brenda urës dhe nuk e bombardoi siç bëri me urat e tjera.

Aty ku muzika, arti dhe arkitektura ndodhet në çdo cep dhe ku arti kulinar dhe degustimi i verës janë pjesë e traditës. Në një vend ku çdo artist duhet të shkelë të paktën një herë në jetë dhe të vizitojë qytetin dhe rrethinat e tij. Personalisht e ndjej shpesh që ky qytet më ka ofruar një vizion shumë të pastër artistik; më ka ndihmuar të “pastroj” mendimet dhe të formohem si artiste.

E konsideroj veten me fat që kam studiuar këtu dhe vazhdoj jetoj në këtë qytet që është si vera e kuqe: shumë i vjetër dhe me shumë shije.

Dhe tani një vizion i shpejtë, por dhe i detajuar për Firenze-n  në qoftë se gjendeni për një fundjavë: )

1463162_10202673888359243_1127679642_n

Ku të pish një cappuccino të mirë…

Për një cappuccino të mirë “alla italiana’’, vendi që frekuentoj personalisht dhe që preferohet dhe nga vendasit dhe turistët, është lokali historik në Piazza della Republica me emrin “Paskowsky’’. Kafja dhe ëmbëlsirat shoqëruese jane ato që dinë të bëjnë  shkëlqyeshëm.

Aty në darkë,  mund të shijoni dhe një aperitiv të këndshëm në shoqërinë e muzikës live.

Zaza

Ku të drekosh apo darkosh…

Vendet luks janë të shumtë, por në Firenze mund të hash një drekë të mirë apo një darkë tipike toskane në çfarëdolloj “Trattoria” apo “Osteria’’ në rrugicat e qyetetit pa shpenzuar shifra marramendëse. Evitoni restorantet në piacat kryesore që konsiderohen ‘turistike’ dhe ku cilësia e ushqimit nuk është e kënaqshme.

Pak aventurë nuk bën keq, pasi në qoftë se kërkon mirë nëpër rrugicat do gjesh gjithmonë lokale që janë tipike fiorentinase si për shembull “Il Latini’’ dhe “4 Leoni” nga ana tjetër e lumit, ose për ata që nuk kanë shumë durim për të eksploruar restoranti ‘ZAZA’ në Piazza del Mercato (afër kishës San Lorenzo).

biftek fiorentinÇfarë duhet të provosh medoemos në restorant

Nëse vjen në Firenze medoemos  duhet provuar Bistecca alla Fiorentina, është mënyra e gatimit ajo që e bën më interesante piatën fiorentinase.

Vaji toskan me bukën toskane të shoqëruar me proshutë toskane (e cila nuk ka kripë), janë prodhime vendase, për të cilat toskanet janë krenarë.

Jo më kot, pasi janë vërtet të shëndetshme dhe të shijshme. Për sa i përket piatave të para (makarona etj) nuk duhet të lini pa provuar “Papardelle al Cinghiale’’ (makarona me mish derri ).

Firenze_Bridge_by_sixt0p

Ku mund të dalësh për shëtitje, për të bërë dy hapa…

Përgjatë lumit Arno (ai që e ndan qytetin në dy pjesë ) dhe Piazzale Michelangelo (që të ofron një pamje panoramike të Firenzes ) janë dy vendet ku personalisht preferoj të kaloj pasditet e qeta.

Biçikleta është ajo që përdoret më shumë, pasi qendra është pedonale dhe makinat nuk lejohen, por dhe sepse të ndihmon të hysh nëpër rrugicat –  mjaft të ngushta – dhe për të exploruar shumë vende të reja. Madje biçikleta të mban dhe në formë, ndaj nëse jani tipa sportivë, mos ngurroni të merrni me qira një biçikletë: ju garantoj që do kënaqeni dhe do krijoni një pamje tjetër për qytetin.

duomo firenze

Muzetë dhe monumentet më të rëndësishme …

Kjo ështe pjesa më e rëndësishme për t’u përmendur. Gjithë bota vjen për këto monumente dhe për këto muzeume që ka Firenze. Edhe pse radha shpesh herë është e gjatë, Galleria degli Uffizi është një nga muzeumet që përmban veprat më të rëndësishme të botës që e kanë prejardhjen nga koleksionet e familjes Medici e cila ka zotëruar në qytet dhe që me kalimin e viteve është pasuruar me vepra të tjera (klasifikohet ndër vendet e para tek muzetë më të rëndësishëm dhe më të vizituar në botë). Aty mund të gjeni gjithë artistët që kanë lënë gjurmën e tyre (Caravaggio, Raffaello, Da Vinci, Botticelli, Canaletto, Giotto, Rembrant e shumë të tjerë). Vetëm në 2012 e kanë vizutuar 1.767.030 persona nga gjithë bota duke e bërë atë muzeumin më të vizituar në Itali. Pas Uffizit, është kryevepra e Michelangelos ‘David’ për t’u vizituar në Akademinë e Arteve të Bukura, në qendër të Firenze-s gjithashtu. Kryevepra e Michelangelos lë gjithë vizitorët pa frymë për madhështinë, detajet, artin, shpirtin dhe energjinë që përcjell. Në akademi mund të gjeni dhe vepra të tjera historike të Michelangelos dhe artistëve të tjerë. Ndërsa galleritë e vogla dhe ekspozita fotografie dhe arti kontemporan mund t’i gjeni te Palazzo Strozzi dhe te Palazzo dei Medici që janë pothuajse në qendër J.monumentet

qendra monumentet

shopping1

Ku mund të bësh shopping…

Rruga e famshme për shopping, ku të gjithë firmat shtrihen njëra pas tjetrës është Via Tornabuoni. Firmat më të njohura si Gucc, Valentino, Cavalli, Bvlgari, Dior, Prada, Celine etj. i gjeni të gjitha aty J, por nuk janë vetëm këto firma pasi në Via Calzaiuoli mund të gjesh edhe dyqane të tjera që nuk kushtojnë sa firmat që sapo përmenda, por mund të gjesh mijëra produkte me kosto më të ulët. Për ata që nuk mjaftohen as nga këto, shpesh herë u sugjerohet të marrin autobusin që të çon në dy vende jashtë qytetit ( Barberino Outlet dhe The Mal ): në këto dy vende çmimet janë dhe më të ulëta; firmat e mëdha bëjnë ulje fantastike dhe shumëllojshmëria e produkteve është karakteristike në këto dy vende! Periudha më e mirë është janari dhe korriku ku uljet janë të dukshme!

shopping

Një këshillë për jetën e natës

Filloni me një aperitiv në zonën e Santa Croces ose në Sant’ Ambrogio. Kështu mund të shijosh kokteje dhe verën e Chiantit gjithashtu dhe një buffet me shumë pjata për të provuar. Buffet janë edhe për vegjetarianët që shpesh herë kanë vështirësi për të gjetur vendet  e tyre J.

1456599_10202673882479096_45151251_n

Cila është koha më e mire për ta vizituar?

Pranvera dhe vjeshta në Firenze janë stinët që të lejojnë ta shijosh ne maksimum. Dimri është pak i egër dhe me erë të fortë (sidomos nëpër piazza ) duke mos të lejuar të qëndrosh jashtë për shumë kohë për të parë monumentet dhe bukuritë e qytetit, por sidoqoftë Firenze dimër-verë mbetet gjithmonë një qytet plot magji që ja vlen ta vizitosh në mundësinë e parë që të jepet për të bërë një udhëtim jashtë shtetit!1483288_10202673882799104_2044429572_n

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

OKB: Fitore domethënëse e Shqipërisë, në Komitetin e të Drejtave të Njeriut

  Pas fushatës intensive nga Ambasadorja Besiana Kadare dhe stafi i saj,...
Read More