Firmosin 9 deputetë: Dorëzimi i armëve deri në dhjetor

arme-zjarri-dorezimi

Me kërkesë të 9 deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, afati për dorëzimin vullnetar të armëve nuk do të përfundojë në 30 prill siç kishte parashikuar ligji i amnistisë i miratuar nga Kuvendi por deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Spartak Braho, Ylli Shehu, Flamur Çelaj, Pirro Lutaj, Arben Çuko, Xhemal Qefalia, Pjerin Nderu, Paulin Stërkaj dhe Anduel Xhindi kanë firmosur një projektligj për ndryshimin e ligjit të amnistisë me qëllim zgjatjen e afatit.

Kërkesa do të shqyrtohet dhe me gjasë do të miratohet sot nga Komisioni i Sigurisë për tu kaluar në seancën e së enjtes, për sa kohë është mbështetur me firmë nga deputetë të LSI-së dhe të PS-së, dhe kur opozita mungon në Kuvend.

Në relacionin shoqërues, deputetët thonë se shkak për këtë çështje është bërë ritmi i lartë i qytetarëve që kanë filluar të dorëzojnë armët vullnetarisht.

“Rritja e sigurisë publike dhe parandalimin jo vetëm të veprës penale armëmbajtje pa leje, por edhe krime të tjera që mund të verifikohen si pasoje e përdorimit të mundshëm të këtyre armëve; Domosdoshmëria e ofrimit të mundësive ndaj asaj pjese të popullsisë e cila ka në posedim lloje të ndryshme armësh, duke i dorëzuar për të evituar përballjen me dispozitat ligjore sipas legjislacionit në fuqi për armët e rezultuara të humbura nga depot ushtarake”,-thuhet në relacionin e përgatitur nga deputetët

Shkruar Nga
More from Revista User

Mariah Carey u pasurua nga hiti i Krishtlindjeve të 1994

Hitet e Mariah Carey çdo herë dëgjohen dhe nuk shterojnë asnjëherë! Megjithatë,...
Read More