Fitoi betejën me kancerin, aktorja publikon foto me flokët e rëna


Marcia Cross ajo është një ndër aktoret më të preferuara të serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”.

Aktorja 56-vjeçare nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është shumë e lumtur që është gjallë pas betejës me kancerin.

Ajo shkruan se ka vuajtur nga kanceri anal por tashmë është në gjëndje të mirë shëndetësore pasi ia doli ta mundte atë.

Untitled 2

“Jam shumë e lumtur dhe njëkohësisht mirënjohëse që jam gjallë, por gjithsesi pak e trishtuar sepse flokët e mi kanë rënë dhe janë vetëm 2.5 cm të gjatë”- shprehet aktorja.

Fansat të cilët nuk kishin informacion mbi gjendet e saj shendëtësore kanë kërkuar të dinin më shumë rreth saj. Kështu aktorja amerikane ka bërë dhe një tjetër postim.

“Ndjekësit e mi të dashur. Ju kërkoj ndjesë që nuk u shpreha mirë në postimin e parë. Unë kam fituar betejën me kancerin dhe tani çdo gjë është shumë mirë. Ishte një udhëtim i vështirë dhe i gjatë por jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Ju falenderoj për dashurinë dhe mbështjetjen e madhe që më jepni”,- ka përfunduar Marcia.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rritja ekonomike 3.8 %: BB jep lajme të mira për ekonominë

Ekonomia shqiptare po kalon ditë të mira. Kështu thuhet në raportin periodik...
Read More