Fitoi lirinë pas vrasjes së 3 policëve, krimineli shqiptar arrestohet sërish në Itali

ilir-905x395

Gjykata e Apelit në Trieste të Italisë i dha lirinë shqiptarit të gjykuar lidhur me procesin e masakrës së 23 dhjetorit 1998. Më pas, prokuroria ka bërë rekurs, por Gjykata Supreme nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Kështu, Ilir Mihasi, 46 vjeç, (në foton kryesore) ka dalë nga një prej faqeve më të trishta të historisë së Friulit, atë të 23 Dhjetorit, ku si pasojë e një shpërthimi mbetën të vdekur 3 efektivë të policisë italiane. Së bashku me Mihasin, u arrestua një tjetër shqiptar, të dy të akuzuar si autorë të shpërthimit, por Apeli i shpalli të pafajshëm.

Megjithatë, Ilir Mihasi është arrestuar sërish disa ditë më parë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Gjykatës së Apelit të Triestes. Ai është dërguar më pas në burgun e Brindisit për të shlyer një dënim të mbetur, lidhur me veprat penale të favorizimit të emigracionit të paligjshëm dhe prostitucionit të të miturve.

Ngjarjet për të cilat ai akuzohet kanë ndodhur mes Udines dhe Brindisit në vitin 1998, raportojnë meidat lokale.

Më 9 nëntor 2012, ai është dënuar me 4 vite e 11 muaj burgim, dhe i mbeten edhe 10 muaj e 22 ditë burg për të shlyer, pasi më herët ka kryer 3 vite, 9 muaj e 8 ditë burg, raporton “Il Messaggero”.

Arrestimi i Mihalit është kryer më 13 dhjetor.

Pikërisht, teksa kryhehsin hetimet për shpërthimin që i mori jetën tre efektivëve, janë mbledhur prova lidhur me një aktivitet prostitucioni ë një bande shqiptarësh, ku Mihasi luante një rol parësor.

Kështu, Gjykata e Apelit e ka dënuar me burg. Ndërkohë, 46-vjeçari ishte kthyer në Shqipëri, dhe ka hyrë sërish në Itali vetëm të martën e shkuar, kur edhe është vënë në pranga.

Gjatë kontrollit, Mihasit i është gjetur një pasaportë e rregullt shqiptare, por jo me emrin Ilir, por Soni.

auto_efektivet_e_vrare_me_23_dhjetor_20131482052710

Shkruar Nga
More from Revista User

Erosi, një dekalog i vogël për të filluar vitin sa më mirë

Unë, ti dhe e ardhmja: ja disa strategji të vogla për t’u...
Read More