Fitton ngre padi: Duam të tjera dokumente për Soros-in

Presidenti i Judicial Watch, Tom Fitton thotë se duan të tjera dokumente për aktivitetet e Soros, të sponsorizuara nga paratë e taksapaguesve amerikanë.

Fitton publikoi një koment në portalin e djathtë amerikan, Breitbart News, i njohur gjerësisht si një forcë mbështetëse e Donald Trump.

Fitton shkruan se pavarësisht se George Soros ka 8 miliardë dollarë në banka, ai merr para të taksapaguesve amerikanë.

Ai fajëson administratën e ish-presidentit Obama se ka ndihmuar avancimin e axhendave të majta.

Fitton thotë se pas rastit të Shqipërisë, duan dokumente për Rumaninë dhe Kolumbinë, ndaj kanë ngritur padi.

Sipas Fitton, miliarderi nuk ka nevojë për paratë e taksapaguesve amerikanë për të avancuar axhendën e tij politike.

Judicial Watch thotë se 9 milion USD të taksapaguesve amerikanë janë përdorur që qeveria e majtë shqiptare të vendosë drejtësinë nën kontrollin e saj.