Fitton vijon akuzat: 9 milionë dollarë shkuan për fuqizimin e qeverisë socialiste

Presidenti i “Judicial Watch’, Tim Fitton tha për ‘Fox News’ se dokumentet që ka siguruar grupi i tij, tregojnë se administrata e ish-presidentit Obama shpërndau miliona dollarë për organizatat e miliarderit George Soros.

Fitton tha se administrata Obama dërgoi rreth 9 milionë dollarë tek një grup, që financoi aktivitete politike në Shqipëri.

“Paratë nuk bën asgjë më shumë sesa fuqizuan qeverinë socialiste në Shqipëri,” tha Fitton.

Ai tha se fondet ndihmuan për të sponsorizuar një sondazh që gjeneroi 91 përqind mbështetje pro-qeveritare.

Sipas Fitton, Soros, një miliarder i majtë, përdori paratë për të miratuar një ‘reformë’ në sistemin gjyqësor shqiptar.

JW thotë se kjo reformë i shërbeu qeverisjes së majtë.

Nën akuzë nga JW është edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu.

Ky i fundit ka mohuar gjithçka.

Çështja po merr një pasqyrim të gjerë në SHBA nga mediat konservatore.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Boralda Sheme: E zgjodha UET për shkak të përfshirjes në Erasmus+

  Kemi intervistuar pesë prej 100 të rinjve që kanë përfituar nga...
Read More