Fituesit e 2017-s: 14 vepra të huaja në shqip, fondet nga Ministria e Kulturës

Për të katërtin vit Ministria e Kulturës ka ndarë fonde për përkthimin letrar duke e justifikuar këtë se garanton përkthime cilësore nga vepra të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe. E ka quajtur politikë nxitëse dhe mbështetëse këtë në fushën e letrave, e cila dje ka shpallur listën tjetër me 14 fitues të Fondit të përkthimit letrar për vitin 2017.

Për të katërtin vit Ministria e Kulturës ka ndarë fonde për përkthimin letrar, duke e justifikuar këtë se garanton përkthime cilësore nga vepra të rëndësishme artistike të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe.

E ka quajtur politikë nxitëse dhe mbështetëse këtë në fushën e letrave, e cila dje ka shpallur listën tjetër me 14 fitues të Fondit të përkthimit letrar për vitin 2017.

Përkthyesit që do të përkthejnë librat për të cilët edhe kanë konkurruar janë: Granit Zela, Brikena Çabej, Adrian Beshaj, Krenar Hader, Aleko Minga, Jorgji Qirjako, Arber Zaimi, Maklena Nika, Diana Kastrati, Klio Evangjeli, Olimbi Velaj, Amantia Kapo, Agim Doksnai dhe Idlir Azizi. Ndërsa veprat që do të përkthehen me këtë mbështetje jepen për mediat në gjuhët nga vijnë, jo shqip, që janë: Light in august i William Faulkner, Anna, Soror…i Marguerite Yourcenar, El juego de Ripper i Isabel Allende, L’imaginaire i J.P.Sartre, Jetët paralele i Plutarku, Yesterday’s Weather i Anne Enright, The crying of Lot 49 i Thomas Pynchon, Bammena Kokkina Malia i Kostas Mourselas, Canale Musolini (Pjesa e dytë) i Antonio Pennacchi,  O Kortizo i Aluisio Azevedo, Poezi të përzgjedhura të Steinar Opstad, Le fait du prince i Amelie Nothomb, Momenti di trascurabile felicità ed infelicità i Francesco Piccolo dhe Poezi dhe drama të zgjedhura të William Buttler Yeats.

Ministria ndalet edhe në vendosjen e standardit të respektimit të së drejtës së autorit, siç thotë, duke e pasur si një nga kushtet e domosdoshme për t’u përzgjedhur. “Fondi për Përkthimin Letrar synon njëkohësisht t’u vijë në ndihmë botuesve për të ulur kostot e librit duke ndikuar në rritjen e cilësinë së katalogut të tyre. Nga 24 aplikime të shtëpive botuese e përkthyesve, u përzgjodhën 14 prej tyre, të cilët kaluan me sukses fazën e seleksionimit nga kolegjiumi dhe më pas nga ekspertët e fushës së përkthimit. Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen përkthyesit dhe shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës”.

Brenda njoftimit të djeshëm nga ministria bëhet e ditur se ky program vijon pas thirrjes për projekte artistike ku u mbështetën 14 projekte në fushën e librit, që lidheshin kryesisht me projekte konsumative edhe pse u quajt “nxitje të leximit”. Në fakt fonde që kanë rezultuar se nuk shkojnë tek autori, por njerëz të afërt, miq e armiq të ministres që e ndjekin nga pas, e shpesh i bëjnë hosana.  Për autorin ose të paktën për veprat që vetë Ministria u ka dhënë çmim, nuk u dihet fati i tregut, asnjë statistike nuk ka pasur për to, promovimin e tyre. Nga ana tjetër, shumë rrallë, e më rrallë ambasadat tona punojnë në vendet ku kryejnë shërbimin e tyre diplomatik të kenë promovuar letërsinë dhe autorë shqiptarë, ose të kenë ndërhyrë në Ministri të Kulturës për të lehtësuar punët e fondit të përkthimit. Një rast: përkthyesi, e kineasti Gëzim Erebara gjithnjë kthehej nga Çekia me entuziazmin se ministria e atjeshme e kulturës kishte mbështetur totalisht me fonde, ardhjen në shqip të letërsisë çeke! Kjo për letërsinë shqipe është një utopi, deri atëherë le të japë fonde Kumbaro për përkthime se sa të ketë politika të tjera për njohjen e shqipes përtej…pa inferioritetin e letërsisë së një vendi dhe gjuhe të vogël.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Rasti tronditës i basketbollistit të plagosur

Një basketbollist 18-vjeçar nga Vlora, pjesëtar i ekipit të Flamurtarit, ka bërë...
Read More