Fjalë të urta të cilat do t’ju bëjnë që të mendoni: Përse njerëzit bërtasin kur grinden?

Pas këtij tregimi do të keni kujdes për tonin me të cilin u drejtoheni personave të dashur.

Një herë një i moshuar i hasi nxënësit e vet se si grindeshin ashpër dhe i bërtitnin njëri-tjetrit.
Me shfaqjen e tij debati u shua, ndërkaq ai shfrytëzoi rastin që t’i mësonte me një leksion të rëndësishëm jetësor. I pyeti: “Përse njerëzit bërtasin kur janë të hidhëruar?”

Nxënësit menduan një kohë, derisa njëri u përgjigj: “Për shkak se humbin durimin – ky është shkaku”.

“E po, përse do të bërtisni nëse personi është afër jush”, pyeti mësuesi.

“A nuk është e mundshme të flisni qetë dhe ngadalë?”

Nxënësit edhe një kohë dhanë përgjigje, mirëpo asnjëra përgjigje nuk e kënaqi mësuesin.

Më në fund sqaroi:

“Kur dy persona janë në grindje, zemrat e tyre janë shumë larg. Prandaj detyrohen t’i bërtasin njëri-tjetrit, në mënyrë që britma e tij të zhvendoset në largësi dhe që të mund ta dëgjojë. Sa më të hidhëruar të jenë njerëzit, më zëshëm do të detyrohen të bërtasin, sepse largësia midis tyre është gjithnjë e më e madhe”.

Pastaj mësuesi i pyeti:

Çfarë ndodh kur dy persona dashurohen: Nuk i bërtasin njëri-tjetrit, por flasin qetë dhe butësisht. Përse? Zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca midis tyre është shumë e vogël. Mirëpo, çfarë ndodh kur dashurohen edhe më shumë? Nuk flasin. Vetëm pëshpëritin dhe edhe më shumë afrohen në dashurinë e tyre. Përfundimisht, nuk kanë nevojë më as për pëshpëritje. Vetëm shikohen dhe kjo është e gjitha. Të tillë janë dy persona të cilët dashurohen”.

Atëherë u thotë:

“Kur grindeni, mos lejoni që zemrat tuaja të largohen, mos flisni fjalë të cilat do të mund t’ju largojnë edhe më shumë, sepse do të vijë dita kur distanca do të jetë aq e madhe dhe kurrë më nuk do të ketë rrugë për kthim prapa”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tërmetet në jug, qytetarët e gdhijnë jashtë nga paniku

Të gjendur në panik nga tërmetet e shumta që kanë rënë gjatë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.