Fjalët e fundit të Hajrie Rondos për publikun shqiptar

Me dhjetëra role në filma dhe teatër, aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo ka lënë mbrapa një sërë rolesh artistike të cilat do të jenë të pavdekshme në sytë e shqiptarëve.

Para disa muajsh ajo u dekorua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, me medaljen e mirënjohjes “Simboli i qytetit”.

Ajo ka qenë edhe dalja e fundit publike e aktores legjendare, nga ku ka thënë edhe fjalët e fundit drejtuar popullit shqiptar.

“Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje sepse kam punë? Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjis prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime”, ka thënë aktorja.

Shkruar Nga
More from Revista User

Berisha: 30 policët që hetuan Tahirin rrezikojnë përjashtimin

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme, ka deklaruar se drejtori i Përgjithshëm...
Read More