Fjalimi i fundit si president, Nishani: Ishte nder që punova për ju!

Presidenti në ikje i Shqipërisë Bujar Nishani ka mbajtur fjalimin e fundit si kreu i shtetit.

Në fjalën e tij, Nishani është shprehur se për detyrën që ka mbajtur deri tani ka dhënë maksimumin dhe ndihet i nderuar.

“Ishte një nder i lartë për mua të isha presidenti juaj dhe të punoja me ju. I pyetur se si ndihem? Si pas çdo pune, i kënaqur. Si pas çdo kënaqësie, i lumtur.

Por sidomos kryelartë sepse kam patur nderin të kryej detyrën pa u lëkundur, pa u penduar dhe pa u ndalur para asnjë pengese.

Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time. Faleminderit”, ka thënë Nishani.

Me datën 24 korrik, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta bën betimin në Kuvend, për të nisur punën në krye të këtij institucioni./ dritare.net

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ngjela: Rama s’ka shpresë, SHBA do sjellë marinsat! Manjani: S’vijnë

Avokat Spartak Ngjela mendon se amerikanët do e marrin seriozisht luftën ndaj...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.