Flasin psikologët: Pse njerëzit tradhtojnë në një marrëdhënie?

Kur njerëzit tradhtojnë në çdo aspekt, ata ulin veten e tyre. Kohët e fundit është bërë mjaft e zakonshme tradhetia në marrëdhënie.

John Howard, një psikoterapist, thotë se në 50% të marrëdhënieve, ekziston tradhtia. Shpesh ajo mbetet një arsye e fortë e divorceve, ndaj dhe mendohet se shumë çifte po ndahen kohët e fundit.

Por cilat janë arsyet se pse personat tradhtojnë?

Shumë shkencëtarë socialë dhe shumë psikologë besojnë se është pikërisht monogamia ajo që shihet si një kufizim nga shumica e njerëzve. Ata thonë se kryesisht meshkujt, të cilët priren më tepër të tradhtojnë, e shohin si jonormale monogaminë, pra lidhjen me një person të vetëm për gjithë jetën. Sipas të dhënave edhe nga evolucioni i njeriut, meshkujt për të siguruar vazhdimësinë e llojit, shkonin me më shumë se një femër përgjatë jetës së tyre. Por krahas një arsyeje të tillë, ekzistojnë edhe arsye të tjera, të cilat psikologët i rendisin si më poshtë:

Mungesa e dashurisë

Edhe pse mund të shihet si një justifikim, një numër i madh tradhtarësh shprehen se kanë tradhtuar, ngaqë nuk e donin më personin që kishin në krahë. Gjithashtu, edhe faktorë të tjerë si mërzitja, mungesa e komunikimit, mungesa e tërheqjes për personin tjetër, mund të luajnë rol në këtë arsye.

Premtim i kotë

Shumë njerëz premtojnë se në një marrëdhënie do të jenë besnikë sa për sy e faqe dhe përfundojnë duke tradhtuar. Ka edhe të tjerë që betohen përpara institucioneve të kultit dhe i shkelin ato betime, të cilat ia bëjnë personit tjetër. Persona të tillë që betohen apo premtojnë gjëra të kota, janë më të prirur të tradhtojnë në një marrëdhënie.

Problemet me vetëbesimin

Shumë të rinj kanë probleme me vetëbesimin dhe mendojnë se do i kalojnë këto probleme duke pasur sa më shumë lidhje në të njëjtën kohë. Kjo gjë u duket shumë në modë dhe e praktikojnë për të rënë në sy, pasi qendra e vëmendjes në shoqëri u shton atyre vetëbesimin.

Faktorë të lidhur me situata të caktuara

Ekzistojnë situata të caktuara që kanë të bëjnë me vendin e gabuar dhe kohën e gabuar, në të cilat bëhen gjërat e gabuara. Alkooli dhe droga akuzohen si faktorët kryesorë që turbullojnë përqendrimin e njerëzve dhe i shtyjnë drejt tradhtisë, pa qenë të vetëdijshëm.

Shpesh tradhtohet pa e marrë parasysh se çfarë i shkakton personit që të do. Viktimat e tradhtisë rrezikojnë më shumë të bien pre e ankthit dhe depresionit, shkruan bota.al. Ata janë më të prirur të reduktojnë edhe marrjet e ushqimit, si dhe të bien pre e konsumimit të drogës apo alkoolit, si pasojë e tradhtisë që kanë mbi supe prej personit që donin.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA nis zbatimin e politikës tregtare “Amerika e para”

Shtetet e Bashkuara miratuan tarifa të reja mbi lavatriçet e importuara dhe...
Read More