Fleckenstein: Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi!



Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein mori pjesë paraditen e së hënës në një aktivitet të organizuar në Tiranë pas konkluzioneve të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.

“Duhet të bëni detyrat e shtëpisë, hap pas hapi”, tha Fleckenstein.

Ndërsa ministri Ditmir Bushati deklaroi se “duke u nisur nga precedenti që BE-ja ka vendosur me Malin e Zi dhe Serbinë, e dinim që do të ishte një vendim me afat kohor”.

“Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat”, u shpreh Bushati.

Romana Vlahutin theksoi se vendi ka humbur shumë kohë në të shkuarën, por është e rëndësishme që Shqipëria ka bërë punë të madhe me reformën në gjyqësor.

“Pa reformën në gjyqësor, sot nuk do të ishim duke bërë këtë diskutim”, tha Vlahutin.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Vuçiç: Gruevski hyri në Serbi me leje qarkullimi shqiptare

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thyer heshtjen dhe ka folur...
Read More