Flet bashkëshortja e Stresit: Nuk jemi ndarë! Vajza në dhomë me të? I besoj…

Tre muaj më parë, ata të dy u shfaqën në kopertinën e ‘revistawho.com’, me rrëfimin e parë të gjatë për historinë e tyre të dashurisë. Javë më vonë u përfolën për një ndarje nisur nga fakti që nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në ‘instagram’ dhe që një ditë të bukur fshinë çdo shenjë të tjetrit nga profilet personale. Por gjërat mes tyre nuk kishin ndryshuar.

Pas arrestimit të Stresit, Kejsi u bë mbështetja më e madhe e tij në rrjetet sociale. Megjithë akuzat e bëra publike në media, përfshi këtu edhe prezencën e një vajze gjatë momentit të arrestimit të tij, Kejsi ka vendosur të jetë krah Arkimedit, derisa ai të marrë lirinë dhe të dy bashkë të sqarojnë çdo situatë.

Në këtë intervistë ekskluzive për ‘revistwho.com’, ajo thotë se është besimplotë në pafajsinë e Stresit dhe mezi pret që ai të lirohet, që të vijë ta takojë. “Do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë ndërkohë që është aty“, – rrëfen Kejsi, e cila ndan me ne për herë të parë shumë të pathëna.

Si po i përjeton nga Kanadaja e largët, ngjarjet e fundit në jetën e bashkëshortit tënd, Stresit?

Ajo që mua më intereson është vetëm gjendja e Arkimedit dhe e familjes së tij, nuk më interesojnë fare fjalët e botës. Jam e shqetësuar për ta dhe fakti që jam larg normalisht ndikon, do doja shumë të isha pranë tyre.

Jeni ende bashkëshortë? Nuk jeni ndarë, se na keni konfuzuar pak…

Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj, mesa duket e kemi të përbashkët të dy këtë gjë.

Si është kjo historia juaj kështu, me fshirje fotosh, unfollow, pastaj rikthim në bazë?

Ne i kemi password-et e njëri-tjetrin, ndaj nuk na intereson shumë follow. Pastaj sa për fotot, Arkimedi ka vendosur ta ndajë jetën private nga karriera dhe unë e mbështes vendimin e tij. S’ka lidhje, nëse do kishte ndarje, do kishte deklaratë prej nesh.

Ke pasur kontakt me Stresin pas kësaj që ndodhi?

Është munduar të më marrë nga kabina dhe kemi folur. Më intereson vetëm gjendja e tij, të jetë mirë dhe asgjë tjetër.

Je e lënduar që ishte me një vajzë tjetër kur u arrestua?

Të them të drejtën as nuk e mendoj këtë pjesë. Nuk e konsideroj si temë derisa të perballem vetë me Arkimedin, dhe nuk lejoj asnjë akuzë mbi të, të më ndikojë deri atëherë. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë. Megjithatë kjo temë më përket mua dhe bashkëshortit tim, nuk kemi pse të bëjmë gjyq publik. Më vjen keq që njerëzve ju intereson kaq shumë kjo pjesë që i përket jetës sime private. Mendoj që tregon nivel të ulët nga ana e tyrë, sepse ata që e kanë jetën e mbushur, nuk rrinë nëpër internet të komentojnë jetën e të tjerëve. Prandaj mund të them nuk më vrasin komentet dhe opinionet, sepse për jetën time përgjigjem vetëm unë. Lidhjet në largësi nuk janë asnjëherë të lehta, por ne ia kemi dalë me të gjitha vështirësitë, pa ndërhyrjen e askujt dhe ja ku jemi bashkë prej 4 vitesh.

Beson ti se Stresi do të dalë i pafajshëm?

Jam e sigurt që po.

Shumë reagime të tuat në rrjetet sociale, tregojnë për raportin tënd shumë të mirë me prindërit e Stresit… Flet me ta, çfarë thonë?

Flas me ta çdo ditë. Kemi marrëdhënie shumë të afërta, i dua dhe i respektoj dhe ata ma kthejnë të njëjtin respekt dhe dashuri. Janë të shqetësuar siç mund të jetë çdo prind, por janë shumë të fortë dhe për këtë i admiroj.

Nëse ai nuk del, do vish ti në Shqipëri për ta takuar?

Une jam e sigurt që ai do dalë, sepse do vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta, ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem, por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë ndërkohë që është aty.

Bën ti tifo për këngën e tij, në “Kënga Magjike”? Mendon se ai do ta kapë finalen?

Kam qenë vetë me të kur e ka shkruajtur tekstin. Mendoj se është një artist i veçantë dhe më i talentuari në Shqipëri. Ai e meriton çmimin e parë dhe nëse nuk e fiton do habitem, por gjithsesi do jem prezent dhe krah tij me familjen time duke e mbështetur dhe duke bërë tifo në çdo hap që do hedhë.

/ revistawho.com

Shkruar Nga
More from Redaksia

Femra, këto janë gjërat që duhet t’i bëni të paktën një herë në vit

  Femra është personi më i rëndësishëm, e cila ka një rol...
Read More