Flet vajza e Michael Jackson: Tim atë e vranë!

paris-jackson-reveals-she-attends-alcoholics-anonymous-meetings-social

Vajza e Michael Jackson, ka folur në lidhje me vdekjen e yllit të popit, në një intervistë për ‘’Rolling Stone’’. Paris Jackson ka thënë se babain e saj e futën në kurth dhe e vranë. “Ai shpeshherë jepte detaje që të linin të kuptoje se dikush i ishte vënë pas. Një herë më tha: ‘Ata do të më vrasin një ditë”,­ u shpreh Jackson, e cila ishte vetëm 11­vjeç kur i ati vdiq si pasojë e një përzierjeje medikamentesh të dhëna me recetë nga doktori i tij. Vajza e legjendës së muzikës pop fajëson doktorin për vdekjen e këngëtarit. Paris rrëfeu se disa herë ka tentuar të vetëvritet pasi në moshën 14­vjeçare e kanë përdhunuar. Ajo tregoi se përdhunuesi i saj ishte shumë më i madh në moshë se ajo dhe tërësisht i panjohur.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gazetari sulmon ashpër Bleonën: Antivlerë, figurë e trishtë trupore

Gazetari shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Britaninë e Madhe,...
Read More