Flokët, ja se si do të jenë trendet e shatushit për këtë vit

Shatushi, një metodë për ti lyer flokët gradë gradë, u bë shumë popullore. Kjo ndoshta edhe për faktin se flokët nuk lyhen nga rrënja, por nga gjatësia e tyre, ndërsa duken edhe shumë natyralë, por si do të jenë tendencat për vitin 2018?

Le ti shohim së bashku:
Ngjyra mbi të gjitha: Për të filluar, ne zgjedhim ngjyrën që e mendojmë si më të përshtatshme për ne. Ndër risitë e këtij viti është Ultra Violet, ngjyra e zgjedhur e vitit nga Instituti Pantone.

Të errët? Nuk ka problem! nëse flokët tanë janë të errët, është e rëndësishme të zgjidhni një ngjyrë që i përshtatet ngjyrës tonë. Nëse nisemi nga një ngjyrë e errët që nga rrënja atëherë shmangim edhe zbardhjen e madhe të saj nga majat që duhet ta evitoni.

Guxoni me të kuqe: ne nuk para kemi rrezikuar të lyejmë të gjithë flokët me këtë ngjyrë, por e mendoni se çfarë efekti do të kishte ajo nëse do të përdorej si shatush? Epo provojeni efekti do jetë befasues dhe shumë i modës.

Rrofshin të rejat: midis tendencave më të fundit të modës, flokët gri dhe të bardhë janë bërë një domosdoshmëri, veçanërisht në mesin e të rinjve. Efekti është shumë i veçantë dhe shumë i ndryshëm.

Shatushi klasik: shatushi klasik është i artë dhe i bardhë. Ai na kujton flokët e puthur nga dielli edhe në dimër. Sugjerohet zakonisht për ata persona që i kanë flokët ngjyrë kafe ose të hapur, por ata që i kanë të errët apo të kuq duhet të kenë kujdes.

Fuqia e ngjyrave: ne kemi parë në pasarela këtë vit flokë ngjyrë natyralë, por zgjedhja e ngjyrave të veçanta, nuk humb interes ndërsa do të jenë në modë ngjyrat blu, rozë dhe violet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Xhensila mbulohet nga puplat, palltoja më interesante që ka veshur

Xhensila Myrtezaj përveç bukurisë së saj ajo citohet edhe për stilin e...
Read More