Flokët nude, bukuria natyrale e flokëve gështenjë që propozohet nga modelet franceze

Nuk është gjithnjë e nevojshme të provoni ngjyra o modele ekstreme flokësh. Ndonjëherë (ose gjithmonë) janë pikërisht gjërat e thejshta ato që garantojnë bukurinë. Këtë vit, stilistja e flokëve të L’Oreal, Paola Valentini, propozon pikërisht nuancat natyrale të flokëve gështenjë.

Gjithandej nëpër botë, në fusha të ndryshme, bota po rikërkon natyralitetin, sado që në këtë rast duhet të jesh sërish në duart e profesionistëve që të dukesh si modelet e fotografive që Living po sjell per ilustrim.
Në cdo rast, per flokët, është më e thjeshtë sepse mund të arrish një ngjyrë apo model të caktuar nëse i tregon parukierit fotografinë e një modeli. Nuk ndodh njësoj kur vjen fjala te celuliti apo make-up-i, sepse modelet e revistave janë krejt ndryshe nga realiteti.

Tendenca e flokëve gështenjë ka filluar të shpërndahet nga selfie-t e modeleve, sidomos atyre franceze, që po i bëjnë vajzat të kthehen sërish te tonet natyrale të flokëve!

Shkruar Nga
More from Revista User

Tre të vdekur në protestën kundër presidentes në Korenë e Jugut

Tensioni është i pranishëm në Korenë e Jugut, ku u shënua viktima...
Read More