Flokët nude, bukuria natyrale e flokëve gështenjë që propozohet nga modelet franceze

Nuk është gjithnjë e nevojshme të provoni ngjyra o modele ekstreme flokësh. Ndonjëherë (ose gjithmonë) janë pikërisht gjërat e thejshta ato që garantojnë bukurinë.

Këtë vit, stilistja e flokëve të L’Oreal, Paola Valentini, propozon pikërisht nuancat natyrale të flokëve gështenjë.

Gjithandej nëpër botë, në fusha të ndryshme, bota po rikërkon natyralitetin, sado që në këtë rast duhet të jesh sërish në duart e profesionistëve që të dukesh si modelet e fotografive.

Në cdo rast, per flokët, është më e thjeshtë sepse mund të arrish një ngjyrë apo model të caktuar nëse i tregon parukierit fotografinë e një modeli.

Nuk ndodh njësoj kur vjen fjala te celuliti apo make-up-i, sepse modelet e revistave janë krejt ndryshe nga realiteti.

Tendenca e flokëve gështenjë ka filluar të shpërndahet nga selfie-t e modeleve, sidomos atyre franceze, që po i bëjnë vajzat të kthehen sërish te tonet natyrale të flokëve!

auto_224d847ba2f1d8471bd0db3119b6408f_11524485634auto_54fbfceaca44656bb7879ac46a84ec54_11524485633
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Konflikti në Siri, Putin urdhëron armëpushim të pjesshëm ditor

  Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një ndërprerje ditore për qëllime...
Read More