Florenci refuzoi azilin, do vinte në shtëpi për Vitin e Ri

Vdekja e Florenc Beqirajt në Marsejë të Francës, është e mbushur me mister. Por, një media ka arritur të zbulojë një fakt të rëndësishëm. Thuhet se ai kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar” të kthehej sa më parë në Shqipëri”.

“Më 11 dhjetor, ai shprehu dëshirën për t’u larguar nga qendra e azilkërkuesve të refuzuar, dhe i ishte njoftuar një nisje më 15 dhjetor. Pse do të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje, e cila tashmë ishte duke e pritur atë në Shqipëri?”. ngre pyetjen “laprovence.com”.

“Një emigrant u përpoq të vriste veten duke u varur në dhomën e tij në qendrën administrative të Canet, në katin e katërmbëdhjetë. Kjo qendër po përjeton një seri përpjekjesh për vetëvrasje në javët e fundit”, tha të premten shoqata që mbron refugjatët

Shkruar Nga
More from Revista User

Koha për plazh. Ja disa këshilla se si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme të diellit

Temperaturat e larta dhe koha me diell duket sikur ka sjell verën...
Read More