Florian Plaku: Me bursë ekselence në vit të tretë, provova se në UET funksionon meritokracia

Florian Plaku është një tjetër student i UET që ka përfituar nga bursat. Ai është në vitin e tretë të ciklit Bachelor në degën “Informatikë-Ekonomike” dhe student i ekselencës.
“Pasi mbarova vitin e parë me një mesatare 9.77 mendova të aplikoj për bursë, por ngurrova pasi mendoja që nuk funksionon meritokracia.

Në fund të vitit të dytë ish-administratori bëri një mbledhje me rrjetin e ekselencës, ku isha pjesë dhe unë. Aty fillova të krijoj besim dhe u binda që meritokracia është një pikë kyçe e UET-it”- rrëfen Floriani, ndërsa shton se fillimi i vitit të tretë e gjeti në dyert e zyrës së Pranimeve në UET, duke aplikuar për bursë.

“Pasi verifikuan mesataren time të të dy viteve që ishte diku te 9.85 dhe shqyrtimit të listës së notave nga komisioni i ngritur pikërisht për këtë pjesë, bursa u miratua. Ishte një kënaqësi e pandier më parë për mua”- tregon Floriani, i cili thotë se UET përpos mësimdhënies me cilësi të lartë dhe pedagogëve shumë të mirë, të bën që të fitosh besim te vetja. “Këtë të fundit e arrin nëpërmjet Bursave që lëshon”.

Bursa e Ekselencës, thotë studenti, do e shtyjë të studiojë më shumë. “Së bashku me mësimdhënien e UET-it nuk do të ndihem aspak inferior, nëse vazhdoj Masterin në një nga vendet perëndimore”.
Madje Floriani thotë se përfitimin e bursës, kur hyn në një lloj gare me të tjerë studentë me rezultate të shkëlqyera, e sheh si një armë për t’u punësuar në profesion.
“Fitimi i kësaj burse jo vetëm që më ka ndryshuar mendjen për Universitetin, por më ka mbushur me shpresë që meritokracia do funksionojë në atdheun tonë të dashur”.

Floriani thotë se UET i ka mësuar gjithashtu thyerjen e tabuve. Floriani ka qenë një prej studentëve që ka mirëpritur gjimnazistët e parë për këtë vit që kanë vizituar Universitetin Europian të Tiranës, për t’u interesuar më nga afër rreth degëve që ofrohen, por edhe mjediseve universitare. “Së bashku me Presidenten e Qeverisë Studentore, Emanula Maraj të gjithë maturantëve që kanë ardhur për të prekur nga afër universitetin tonë, u kemi thënë vetëm një gjë:

“Kujdes, kur zgjidhni universitetin pasi të ndryshon jetën! Një notë e keqe të bën të ndihesh keq, një humbje e ndeshjes nga skuadra e zemrës të trishton, por një zgjedhje e keqe e Universitetit ndryshon çdo gjë në jetën tuaj”. Të gjithë maturantëve të shkëlqyer u përcjell mesazhin tim: “Aplikoni sa më shpejt për bursë në UET, pasi bërja pjesë në rrjetin e ekselencës do ju përmirësojë shumë si student dhe si njeri. Ju keni në dorë të bëni krenarë prindërit tuaj”.

Çdo vit akademik, Universiteti Europian i Tiranës vë në dispozicion të studentëve një numër të caktuar bursash dhe aktualisht, janë më shumë se 500 ata studentë që kanë përfituar nga bursat, të plota e të pjesshme. Kategoritë e bursave janë gjithëpërfshirëse, duke mos përjashtuar asnjë student, qofshin ata me rezultate të shkëlqyera, apo ata në nevojë ekonomike me bursat e promovimit social, deri te bursat e talentit dhe të lidershipit. Por edhe ata që nuk arrijnë të përfshihen në asnjë nga kategoritë, Universiteti Europian i Tiranës, përmes marrëveshjeve me sistemin bankar, ua bën studentëve më të thjeshtë procedurën e përfitimit të kredive studentore me interes 0%.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Seks në këmbim të lajmeve, gazetarja e ‘New York Times’ në telashe të mëdha

Ali Watkins, gazetare për “New York Times”, është në telashe të mëdha....
Read More