Fluks emigrantësh në portin e Vlorës

anije-te-natos-ne-portin-e-vlores-img_2091

Festa e Vitit të Ri ka sjellë shtim të fluksit të udhëtarëve që kthehen në atdhe përmes portit të Vlorës. Përmes kësaj pike doganore vetëm gjatë ditës së sotme kanë hyrë 600 qytetarë me rreth 100 mjete. Ndërkohë që numri i pasagjerëve në krahasim me një vit më parë ka pësuar rënie, çmimi i biletave ka mbetur i pandryshueshëm.

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e emigrantëve në pikën kufitare në portin e Vlorës.

Vetem gjate ditës së martë numri i udhëtarëve ka qenë mbi 600, ndërsa janë përpunuar rreth 100 automjete, ndërkohë që janë shtuar sportelet në pikën kufitare.

Pasagjerët thonë se pavarësisht fluksit, nuk ka pasur radhë gjatë përpunimit të dokumentacionit.

Sipas Autoritetit Portual, krahasuar me një vit më parë, numri i udhëtarëve është reduktuar ndjeshëm, ndërkohë që çmimet e biletave vijojnë të mbeten të njëjtat nga 30- 50 euro për person dhe 80 euro per automjet.

Shkruar Nga
More from Revista User

NATO: Serbia vendos se çfarë marrëdhënie dëshiron të ketë me Rusinë

Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller, ka thënë të...
Read More