Fluturimi me avion i merr jetën, aktorja e njohur vdes nga ataku kardiak

carrie-fisher-2

Aktorja amerikane, Carrie Fisher, ka ndërruar jetë në moshë 60 vjeçare.

Zëdhënësi i familjes së saj, Simon Halls, ka lëshuar një komunikatë për media duke treguar se ajo ka vdekur të martën.

“Me një pikëllim të madh, Billie Lourd konfirmon se nëna e tij e dashur, Carrie Fisher, ka ndërruar jetë në orën 8:55 këtë mëngjes”.

“Atë e donte bota dhe do të na mungojë shumë. E gjitha familja ju falënderon për mendimet dhe lutjet tuaja”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Fisher ishte më së miri e njohur për rolin e princeshës Leia në trilogjinë origjinale të “Star Wars”.

Ajo kishte pësuar një arrest kardiak gjatë një fluturimi , që 60-vjeçarja po kryente nga Londra drejt Los Anxhelosit vetëm tre ditë me parë, i cili rezultoi fatal për të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mahnitëse, Kendall në të zeza

Ajo është modelja më e paguar aktualisht. [ngg_images source="galleries" container_ids="1301" display_type="photocrati-nextgen_basic_imagebrowser" ajax_pagination="0"...
Read More