‘Fol me Salën’: Zbardhen bisedat e Stresit, emri i doli teksa përgjoheshin Bajrët

“Panorama” siguron përgjimet e muajit korrik 2018 për Arkimed Lushajn, reperin e njohur me nofkën “Stresi”. Bëhet fjalë për një aksion të Policisë në afërsi të shkollës së mesme “Partizani” në Tiranë, ku reperi Stresi është larguar nga uniformat blu dhe ka hedhur një armë pistoletë që e kishte pa leje.

Në përgjimet që ka Prokuroria e Tiranës, Stresi u tregon miqve për armën e zjarrit dhe kërkon që të ndërhyhet për t’i fshirë gjurmët e gishtërinjve, pasi informohet se arma është gjetur nga uniformat blu. Për këtë, siç del edhe nga përgjimet, angazhohet edhe babai tij, ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj.

Kur Stresi merr përgjigje negative, se në armën e zjarrit nuk mund të ndërhyhej, ai më pas nis të kërkojë ndihmë për t’u arratisur. Stresi telefonon disa persona të ndryshëm, ku i njofton se është në kërkim nga Policia. Madje, me njërin prej tyre flet për një arratisje të mundshme në Greqi përmes tokës. Ai i thotë se kjo gjë mund të bëhej lehtësisht nga Saranda dhe ishte një rrugë që mund të përshkohej për gjashtë orë. Stresi kishte menduar, sipas përgjimeve, që të fshihej në ishullin e Korfuzit më pas.

Sa i përket pistoletës, një bashkëbisedues i thotë në telefon se ishte arrestuar për shkak se kishte pasur informacione se ai lëvizte me armë pa leje. Përgjimet janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zbuluar rastësisht emrin e Stresit teksa përgjonte disa anëtarë te grupit të Safet Bajrit.

PËRGJIMET

-Më datë 03.07.2018, në orën 19:23:28, përdoruesi i numrit celular ***723 telefonon përdoruesin e numrit të telefonit celular ***909. Gjatë komunikimit rezulton që kemi të bëjmë me momentin kohor pas ngjarjes, ku shtetasi Arkimed Lushaj e informon bashkëbiseduesin në lidhje me faktin e kontrollit të shërbimeve të Policisë, faktin se ka qenë ky shtetas që ka pasur armën e zjarrit, të cilën, pasi ka parë shërbimet e Policisë, e ka hedhur. Shtetasi Arkimed Lushaj, duke qenë se ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i ka kërkuar bashkëbiseduesit që të komunikojë me babanë e tij, shtetasin Sali Lushaj, i cili është në afërsi të vendit të ngjarjes dhe të interesohej në lidhje me ecurinë e veprimeve të Policisë.

Stresi: Ej, na kanë ardhur te lagja ata që kemi inat ne.

909: Kush?

Stresi: Robq***t, e zinj. Po, edhe unë e hodha atë a kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu që e kam hudh?

909: Po pse o vlla?

Stresi: Se di erdhën aksioni ika me gjysmë zemre, kam lëviz.

909: Ka je ti?

Stresi: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.

909: Ça t’i them?

Stresi: Po mere njëherë pyete ça bëhet, ça situate është? Merre njëherë të lutem.

-Më datë 03.07.2018, dy minuta më pas, një numër telefoni *940 njofton Arkimed Lushajn se shërbimet e Policisë ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe se ka dijeni për armën e zjarrit.

723: Hë mirë?

940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?

723: Po a e morën atë?

940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh.

723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.

940: Jo mor burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.

Në vijim të bisedës shoku i tij, i kërkon 31-vjeçarit t’i tregojë vendin se ku e kishte hedhur armën, pork y i fundit i thotë se atë e kanë marrë tashmë forcat e policisë. Më vonë Stresi komunikon sërish me mikun e tij, i cili i thotë se nëpërmjet të atit të arrinin të fshinin gjurmët e gishtave që mund të kishte lënë reperi në armë.

Stresi: E kanë marrë?

940: Hajde se të marr më vonë.

Stresi: Si si?

940: Ai shefi tha i kam thënë tha, se e mori Sala atë shefin ja kam bë me dorë të parit atij, i thashë ik.

Stresi: Si, si?

940- Te parit ty ta ka bë me dore, a ta boni me dorë ik?

723- PO

940- Po pra se e mori Sala atë shefin e komisariatit.

723- E ca u bot ash?

Me vonë miqtë komunikojnë sërish në telefon, ku shoku i thotë Arkimed Lushajt se fshirja e armës ishte e pamundur fshirja e gjurmëve të gishtave në armë. Në vijim të përgjimeve në datën 4 korrik 2018, Stresi i dërgon mesazh një shoku të tij në telefon ku e informon në lidhje me faktin se është në kërkim.

Shkruar Nga
More from Redaksia

4 arsyet përse keni probleme me kapsllëkun më shpesh gjatë verës dhe jo në dimër

Le ta pranojmë: kapsllëku është gjëja më e tmerrshme që mund t’ju...
Read More