Kryesore

Fondet e SHISH, mbledhja me dyer të mbyllura, PD largohet






               Publikuar në : 10:42 - 06/11/17 |
mapo.al

Komisioni Parlamentar i Sigurisë po diskuton në lidhje me fondet e Shërbimit Informativ Shtetëror, por para se të merreshin në shqyrtim kërkesaj e tyre është vendosur që mbledhja të bëhet me dyer të mbylluara.


Ishte përfaqësuesi i SHISH Ylvi Aga që e kërkoi diçka të tillë pasi sipas tij gjatë diskutimit mund të dalin të dhëna të cilat përbëjnë sekret.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në këtë komision janë larguar nga salla në shenjë proteste, një veprim që është ndërrmarrë në çdo Komision Parlamentar që pas votimit për çështjen e ish-ministrt të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në sallën kanë qëndruar përfaqësues të LSI-së dhe pritet që diskutimi mbi fondet e SHISH të vijojë normalisht, pasi plotësohet koorumi i nevojshëm për vijimësinë e mbledhjes.



CLOSE
CLOSE
Pas