Fondi i Kompensimit, AMF kërkon auditim ndërkombëtar për dëmet nga 2001 deri më dhjetor 2017

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka kërkuar Byrosë Shqiptare të Sigurimeve që të kontraktojë një auditues ndërkombëtar që do të auditojë situatën e dëmeve, objekt i Fondit të Kompensimit në 17 vite. Kërkesa vjen për të disatën herë ndërkohe që sipas AMF nga ana e asamblesë së Byrosë nuk është marrë ainiciativa për të përzgjedhur audituesin.

“Autoriteti në funksion të mbikëqyrjes së BSHS, referuar pikës 8 të nenit 42, të Ligjit nr. 10076, datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i ndryshuar, me qëllim përcaktimin e saktë të detyrimeve të BSHS ndër vite, duke filluar nga viti 2001 e në vazhdim, si dhe detyrimet për ngjarjet pas 1 janar 2014 e në vazhdim, konsideron të nevojshëm përzgjedhjen nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të BSHS, e një shoqërie auditimi ndërkombëtare. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga ana e Autoritetit, e cila nuk është realizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të BSHS-së”, nënvizon AMF.

Referuar pikave të vendimit përcaktohet se Byroja duhet të ketë përzgjedhur brenda janarit të këtij viti audituesin ndërkombëtar i cili do të ketë në objekt të punës së tij: verifikimin e gjendjes së databazës për dëmet e paguara dhe dëmet e papaguara në 31.12.2017, si për dëmet me datë ngjarjeje deri në datën 31.12.2013 ashtu edhe për dëmet me datë ngjarjeje pas datës 01.01.2014.

Po kështu përcaktimi i saktë i detyrimeve që lidhen me dëmet e papaguara, për dëmet me datë ngjarjeje sigurimi deri në datën 31.12.2013 si dhe detyrimeve që lidhen me dëmet e papaguara, për dëmet me datë ngjarjeje sigurimi pas datës 01.01.2014;

Audituesi ndërkombëtar duhet të kryejë edhe një analizë për faktorët e rritjes së vlerës së dëmeve të ndodhura (të paguara dhe të papaguara) në 31.12.2017 krahasuar me gjendjen në datën 31.12.2013 duke u fokusuar edhe në dëmet në proces gjyqësor si dëme me vlera të larta.

AMF nënvizon se ka nevojë për të bërë një rakordim mes dëmeve të paguara dhe nëse ato mbeten ende në bazën e të dhënave.

Fondi i Kompensimit është bërë herë pas here objekt debate mes AMF dhe Byrosë por që palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Dëmet e papaguara mbeten ende në një nivel shqetësues. Edhe pse këto dëme ju nënshtruan një plani tre vjeçar për shlyerjen e tyre që duhet të ishte mbyllur vitin e kaluar, në fund u vendos që afati të shtyhej edhe me dy vite të tjera.

Shkruar Nga
More from Revista User

SHBA do të blejnë 32 tonë ujë të rëndë nga Irani

Shtetet e Bashkuara do të blejnë 32 tonelata ujë të rëndë, që...
Read More