Forbes: Ja kush janë aktorët më të paguar

1257354-fotorcreated-1481185613-510-640x480

Johnny Depp e Will Smith ishin në krye të listës së publikuar të mërkurën si aktorët më të tepër-paguar të Hollywood, nga revista Forbes.

I preferuari i fansave George Clooney gjithashtu e gjeti veten në listën e përvitshme, pas rtoleve në filma si “Hail Caesar,” “Money Monster” dhe zhgënjimin e filmit të vitit 2015 “Tomorrowland.”

Depp ishte në krye të listës për të dytin vit radhazi pas filmit të tij “Alice Through The Looking Glass” që arkëtoi 300 milionë dollarë, krahasuar me 170 milionë që kërkoi për t’i realizuar.

Forbes harton listën e saj duke krahasuar pagesën e llogaritur për një aktor në tre filmat e tij të fundit, me fitimin e llogaritur nga filmat e tij.

Sipas llogarive, Johny Depp, me filmin e vitit 2015 “Mortdecai” i ka dhënë prodhuesve 2.8 dollarë për çdo 1 dollar që është paguar.

53 vjeçari Depp u bë një prej aktorëve më të paguar të Hollywood me filmin “Piratët e Karaibeve”. Ai u nda nga aktorja Amber Heard dhe pagoi 7 milionë për divorcin.

Ndërsa Will Smith me filmin “Concussion”, arkëtoi në vitin 2015 13 milionë dollarë më shumë nga buxheti prej 34 milionë i prodhimit.

Clooney renditej i pesti në listë me një fitim prej 6.70 dollarë për çdo dollar të shpenzuar, për filmin e fundit “Tomorrowland”, që kushtoi 190 milionë dollarë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e mërkurë 22 nëntor 2017

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë as problemin më të vogël...
Read More