“Forca e ligjit” godet sërish, shihni sa pasuri i janë sekuestruar një të dënuari

Së fundi, në kuadër të këtij operacioni, policia e Fierit ka ekzekutuar një urdhër të Gjykatës së Rretit, për sekuestrimin e pasurisë ndaj shtetasit Fatos Fasko.

49-vjeçari nga Radostina e Fierit është dënuar me 9 vite e 4 muaj burg për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Pasuritë e sekuestruara të Fatos Faskos janë si më poshtë, ndërsa vijon puna për identifikim të të tjera pasurish në emër të këtij shtetasi.

•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.

•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.

•Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.

•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.

•Dymëdhjetë llogari bankare në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.

• Tre automjete.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Çfarë do ndodhë sot në Kuvend? Zbulohet strategjia e opozitës

Opozita nuk do të tërhiqet as gjatë seancës së sotme nga strategjia...
Read More