Forcat speciale britanike: Ja muzika që tmerron xhihadistët



jokForcat speciale britanike po tmerrojnë luftëtarët e Shtetit Islamik, duke përdorur… muzikën.

Sipas Mirror, luftëtarët e ISIS tmerrohen kur dëgjojnë muzikën e Bollivudit.

Ideja u erdhi pasi një oficer i inteligjencës ushtarake, me origjinë nga Paistani, tha se këngët e Bollivudit janë një tmerr për ta.

Këngët e Bollivudit ose ndryshe këngët e filmave Hindi, janë të ndaluara në zonat e drejtuara nga ultra-myslimanët në Pakistani.

Sipas tyre, këto këngë janë të pavlera dhe jofetare.

Shteti Islamik i sheh këngët e Bollivudit si fyerje.

Aktualisht trupat speciale britanike po stërvisin ushtarët libianë për të luftuar Shtetin Islamik.

Në një rast, ata kanë dy makina pranë pikave të kontrollit në Sirte, teksa nga altoparlantët luhej muzikë Bollivudi me zë të lartë.

Qëllimi është që të arrihet dominimi psikologjik ndaj xhihadistëve.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Beteja e Gabrielit me kancerin

Gabrieli, u shfaq në një seri për kancerin te fëmijët, në faqen...
Read More