Forumi te “Marubi”: Gratë e privuara nga liria

Makinat e policisë kanë bllokuar portën hyrëse për te Akademia e Filmit, “Marubi”, ku prej disa ditësh mbahen ditët e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Një moment harrohet qëllimi pse policët kanë zbarkuar aty, gati duke “pushtuar” çdo pëllëmbë vend deri në derën e godinës, e më tej në hyrjen e kinemasë ku pritet të shfaqet filmi “Home” e regjisores nga Kosova, More Raça. Ishte lajmëruar se do të vinin një grup grash të cilat janë dënuar, e vuajnë privimin e lirisë.

Makinat e policisë kanë bllokuar portën hyrëse për te Akademia e Filmit, “Marubi”, ku prej disa ditësh mbahen ditët e edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Një moment harrohet qëllimi pse policët kanë zbarkuar aty, gati duke “pushtuar” çdo pëllëmbë vend deri në derën e godinës, e më tej në hyrjen e kinemasë ku pritet të shfaqet filmi “Home” e regjisores nga Kosova, More Raça.

Ishte lajmëruar se do të vinin një grup grash të cilat janë dënuar, e vuajnë privimin e lirisë. Pothuaj 20 gra e vajza ishin ulur në dy rreshtat e parë të kinemasë “Marubi”, duke tërhequr më shumë se çdo ditë edhe vëmendjen e kamerave, me pozicione në fund. Organizatori i Festivalit, Kujtim Çashku, referuar axhendës së programit, njofton shfaqjen së pari të filmit, produksion fiction nga Kosovë, 24 minuta, viti 2016, për t’i lënë vendin një forumi me gratë e privuara nga liria, me temën “Dhuna në familje”. Nuk është hera e parë që gratë e dënuara dalin jashtë “institucion” të burgut: janë dërguar edhe në teatër, për të reflektuar mbi marrëdhënien me delikate që është ajo mes burrit e gruas. Ndërsa këtë herë tek “Marubi” propozimi ishte ndryshe; pa dhunë, por në subkoshiencë ajo është present; një vajzë e flakur në rrugë nga vëllezërit; pa shtëpi, pa të drejtë trashëgimie. Ngjarja vjen nga Kosova, ku Hava është një grua në të 30-at që jeton në rrethinat e Prishtinës. Ajo punon si kuzhiniere në një restorant të ushqimit të shpejtë në qytet. Pas vdekjes së prindërve, vëllezërit e saj vendosën të ndanin trashëgiminë. Sipas zakoneve tradicionale, e drejta për trashëgimi i përket vetëm pasardhësve meshkuj. Prandaj, ajo u përjashtua nga trashëgimia familjare, duke e privuar atë nga e drejta e saj për të përfituar nga prona familjare. Për shkak se është në të 30-at, vëllezërit e saj besojnë se ajo duhet të martohet në mënyrë që ajo të mund të jetojë në shtëpinë e bashkëshortit të saj.Por fjala e parë që nxjerr nga goja Hava-ja është: s’dua të martohem. Ajo është lesbike, zbulohet në fund të kësaj drame familjare. Me këtë fund ka heshtje, kur gjatë gjithë filmit pothuaj të gjithë të revoltuar, pse familja “dhunon” të drejtën e 30 vjeçares për të jetuar në shtëpinë e saj.

Shumë pak u përmend kjo “devijancë” e filmit, në fund të saj ku ambasadori i OSBE-së tregon se Shqipëria ka bërë përpara në të drejtat e komunitetit të LGTB-së, në krahasim me vitet e mëparshme. Kaq për këtë temë, ku ndryshimi i kësaj paradigme, martesa brenda të njëjtit seks ka qenë kompleksitet, dhe mjaft e trajtuar prej 50 vitesh edhe në Evropë . Ndërsa ajo ku është fokusuar më shumë në forumin mes grave të dënuara, dhe drejtuesve të lartë të institucioneve, present në panel, ka qenë nevoja për të ndryshuar gjithë sistemin se si kanë funksionuar deri tani ato, vetë si struktura shtetërore.

Nga rreshti i parë, një nga gartë e dënuara, që më vonë i mësojmë emrin, quhet Lula merr mikrofonin dhe kërkon nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve Arben Çuko ti trajtojë ato jo vetëm sipas ligjit, por të krijojë tjetër marrëdhënie, të kenë tjetër trajtim si grua, si nëna si bashkëshorte. Çuko u ka përgjigjur se nuk i takon të dalë jashtë kontekstit të rregullave dhe ligjit. Megjithatë ai tha: “në parimet tona është ndarja e qartë e fajita me personin, dhe personi brenda të ketë të drejta të plota, të përgatitet për kohën pasi të fitojë lirine, ndaj aktivitetin e sotëm e vlerësoj të rëndësishëm, sidomos për riintegrimin e tyre pasi të dalin nga burgu”. Ndërsa ka vazhduar kjo temë edhe pas largimit të tij, duke zbuluar disa problem që si duket jo pak herë qenkan diskutuar si rasti i Agimes, që ka dy fëmijë, njërin të sëmurë – të cilin me vështirësi arrin ta shohë vetëm dy herë në muaj. Shtëpia e fëmijës ku e ka strehuar nuk ka as naftë për t’ju përgjigjur kësaj gruaje, që fëmija të ketë më të shpeshtë prezencën e nënës. Një tjetër grua, ka ngritur zërin duke thënë se sot është parlamenti dhe tërheqin vëmendjen për t’i ndihmuar për ndonjë aministi, për të pasur trajtim ndryshe nga burrat. Sërish një e dënuar flet për kushtet minimale, godinë e amortizuar, ndërsa për gruan liria në burg të ishte pak më e madhe. Ato flasin shkurt, me hezitim, ndihet frika e tyre. Aktivistja Elsa Ballauri është ndalur, referuar filmit, se shoqërita tona qoftë ajo në Kosovë, dhe në Shqipëri, i përmbahen ende kodit zakonor, si me kanunin, që e bënte gruan objekt, ashtu edhe sot në botën modern. Drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj ka folur gjatë se si ka ndryshuar mentalitetin në burg e tyre, duke përgatitur një libër për botim. Me përvojë në punën me gratë e dhunuara, Jakaj forcon bindjen se trajtimi ndryshe i tyre, ana humane është jo vetëm e vështirë, por edhe një punë që del shpesh jashtë fuqisë së përgjegjësive që ka, duke thënë se problemi më i madh për gratë nuk është vetëm vuajtja e dënimit, por paragjykimi, dhe riintegrimi pasi ato të dalin nga burgu.

Presidenti i festivalit, Theodor Orlin, jurist ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, tha se ka vizituar burgjet shqiptar në vitin 1991, dhe kanë qenë ndër më të këqijat që ka parë ndonjëherë në jetën e tij, ndërsa ju ka drejtuar disa pyetje grave të dënuara, nëse vazhdojnë ta ruajnë jetën familjare, a mbajnë kontakte me fëmijët? Gjendja e tyre, pavarsisht se nuk janë braktisur nga familja, flet për mungesat e funksionimit të institucioneve, ku njëra prej tyre ka ndalur duke rrëfyer se ka dy binjakë, që jetojnë me qera, dhe nuk kanë asnjë mundësi t’u blejë as libra në shkollë, që mbledhin para kush t’ju falë sa për të paguar dritat. Asnjë ndihmë nga shteti.

Kështu janë ndezur dritat në ato dy orë film dhe bisedë, duke u larguar me shpresën se një ditë institucionet do jenë zgjuar së pakur për ndihmën sociale, e trajtimin human ndaj tyre. Jo si gra burgjesh, por si nëna, motra si bashkëshorte. V.M

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Vapa: Kujdesi për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët

Qindra raste në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore, teksa doktor Skënder Brataj apelon...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.