Fotografoi gratë në 60 vende të botës, për të shfaqur bukurinë e tyre

Mihaela Noroc, një fotografe rumune ka udhëtuar nëpër botë 4 vitet e fundit me kamerën e saj, duke fotografuar çdo ditë gratë dhe duke mbledhur historitë e tyre.

1-0

Picture 1 of 28

Projekti i saj është quajtur “Atlasi i Bukurisë”. Qëllimi i saj ishte që të tregonte se çdo grua shndritë si një yll, sepse bukuri është diversiteti, jo ajo që e shohim në media.

Për të, bukuria e vërtetë nuk njeh moshë, ngjyrë ose trend. Atë mund ta gjeni në Afrikë apo Evropë, në një fshat të largët apo në një qytet me ndërtesa të larta, në një buzëqeshje, në një gjest apo në një histori.

Mund ta gjesh atë në çdo qenie njerëzore. Tani ‘Atlasi i Bukurisë’ është bërë një libër mahnitës me më shumë se 500 portrete dhe shumë histori interesante.

Disa prej fotografive, që shfaqin bukurinë e grave të vendeve përkatëse, mund t’i shihni më lart.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lëngjet nuk janë aq të efektshme dhe dieta juaj ka mundësi të jetë e kotë

Lëngjet e frutave dhe perimeve janë vërtet të shkëlqyeshme në shije, por...
Read More