Fotoja e Dafinës dhe Elizabetës, imazhi më i bukur përmbyllës i vitit 2017 për raportin nënë-bijë

Ka realizuar një set të ri.

4-7

Picture 1 of 2

Këngëtarja Dafina Dauti dhe vajza e saj Elizabeta para disa ditësh kanë publikuar një set të fotove të bërë për festat e fundvitit, ku kanë shkëlqyer me pamjen e tyre, duke e bërë këtë set shumë magjik.

Por, fotot e tyre nuk mbarojnë vetëm me transmetimin e të bukurës.

Dje në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografitë ku Dafina dhe Elizabeta kanë përçuar një tjetër mesazh, e që është dashuria mes nënës dhe bijës, dashuria më e bukur në botë.

Në një foto, Dafina shihet teksa përqafonte vajzën e saj me dy duart, në të cilët ishte shkruar shkrimi ‘I love you’ (Të dua).

Ky përqafim nuk ishte vetëm i tillë, pasi që përpos dashurisë, simbolizon mbrotjen dhe afërmitetin që kanë nënë e bijë.

Imazh si ky, padyshim që është i duhur, pasi përmes tij bëhet thirrje për dashuri dhe respekt, dy veçori që ngjanë edhe me festat e fundvitit.

Prandaj, me plotë gojë mund të thuhet se fotoja më poshtë është imazhi më i bukur përmbyllës i 2017-së, sa i përket këtij raporti.

Shkruar Nga
More from Revista User

Filmi – “Rekrutim për xhihad”, ekspoze e grupeve ekstremiste islamike në Evropë

“Rekrutim për xhihad” është një ekspoze norvegjeze e praktikave që përdorin xhihadistët...
Read More