Fotolajm: Toyota me euro, Balla i nxjerr foton Bashës…



Kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tregoi në Kuvend një foto që sipas tij tregon se Basha ka lidhje me personat e dyshuar në kapjen e 3.4 mln eurove pak ditë më parë në Durrës.

Në momentin që Balla filloi të fliste, Basha po linte sallën. Në këtë moment reagoi Balla, duke i kërkuar Bashës që të mos largohet:

“Ja ku je (Lulzim) me vëllain e dy personave me iniciale A.V të shpallur në kërkim si pritës të parave. I vëllai me inicialet A.V që prisnin paratë në zyrën e Lulzimit…

A u shërbeu Basha atyre… kjo është një cështje që i takon drejtësisë…”, tha Balla

“Ky njofton vëllain e mikut nga Kuvendi që të mos i bjerë nga Ancona por nga Bari…”, vijoi ai.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Çështja “Tahiri” bashkon opozitën, Dashamir Shehi: Do dalin edhe emra të tjerë, ndoshta…

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është një ndër emrat që i është...
Read More