Fotot e parkut të fëmijëve: Rama dhe Nishani ndezin luftën



parkuTashmë kur kanë mbetur pak orë përpara se parku i fëmijëve në zonën e Liqenit të hapet, beteja politike ka nisur.

Më 1 qershor fëmijët do kenë mundësi që të luajnë në parkun e ri, që ka shkaktuar shumë trazim në politikë.

I pari që ka hapur betejën ishte kryeministri Edi Rama.

Ai postoi një foto nga parku, me shënimin: “Parku i lodrave tek Liqeni, gati për hetim ndërkombëtar”, shoqëruar me një ikonë të një personi që përqesh dikë.

Kjo ishte një ironi për deklaratat e presidentit Bujar Nishani se duhet një hetim ndërkombëtar për çështjen e parkut.

Presidenti është përgjigjur duke postuar disa foto në FB.

Sipas tij, fotot tregojnë se si është vandalizuar parku.

“Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje”, shkruan Nishani.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

S’ka mbetur më asgjë për të thënë!

Nga Gilman Bakalli E di që mund të tingëllojë cinike, por terrori...
Read More