Fotot e rralla: Mata Hari, agjentja e dyfishtë që trazoi dy vende

Këto foto të pabesueshme tregojnë valltaren e famshme, Mata Hari, e cila u dënua dhe u ekzekutua nga francezët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Mata Hari 1

Picture 1 of 12

Ajo akuzohej se ishte spiune e Gjermanisë.

Fotot janë publikuar në 100-vjetorin e vdekjes së saj.

Mata Hari- emri i skenës i Margaretha Zelle- u ekzekutua nga një skuadër pushkatimi më 15 tetor të vitit 1917, pasi akuzohej se si agjente kishte shkaktuar vdekjen e mijëra ushtarëve.

Historia e jetës së saj është e pabesueshme.

Kur ishte e vogël, rinia e saj u ndërpre shpejt pasi babai falimentoi dhe mamaja i vdiq.

Në moshën 18-vjeçare iu përgjigj një njoftimi të një oficeri aristrokrat që kërkonte grua.

Shumë shpejt ajo nisi të jetonte në atë që njihet si Indonezia sot.

Çifti bëri dy fëmijë, pavarësisht se burri ishte i dhunshëm dhe e tradhtonte. Por edhe ajo kishte një natyrë flirtuese.

Pasi u vdiq djali, martesa u prish. Ajo e la kujdestarinë e vajzës dhe u kthye në Paris, ku e nisi jetën nga e para.

Biografja e saj thotë se ajo nisi një jetë dekadente dhe të shthurur.

Performancat e saj u kthyen në një sensacion në mbarë Europën.

Shumëkush mendon se ajo ishte shembull i parë i asaj që tani njihet si striptizëm.

Kur shpërtheu lufta, karriera e saj ishte në rënie.

Atëherë nisi të punonte si kurtizane dhe kishte lidhje me politikanë dhe ushtarakë të fuqishëm.

Fakti që kishte një pasaportë të një vendi neutral, e lejoi që të lëvizte gjatë luftës nëpër vende të ndryshme, duke zënë dashnorë me lidhje të forta.

Premtimi për më shumë franga bëri që të pranonte ofertën për të spiunuar, fillimisht për Gjermaninë, më pas për Francën.

Inteligjenca franceze përgjoi një telegram gjerman, ku diskutohej puna e një agjente me kodin H-21.

Detajet zbuluan se ishte Mata Hari, që punonte si agjente e dyfishtë.

Ajo u arrestua teksa hante mëngjes në suitën e saj në hotel “Elysee”.

Pas 16 seancash pyetjesh, ajo u thye dhe pranoi se punonte për gjermanët.

Në moshën 41-vjeçare u ekzekutua.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjendet i vdekur infermieri 64-vjeçar në Elbasan, ja dyshimet e policisë

Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë sot në Elbasan. Burime zyrtare nga...
Read More