Fotot e rralla: Udhëtim në malet e Shqipërisë 1903-1905

I ndjeri, studiuesi Robert Elsie ka publikuar dhe një libër brilant, të titulluar “Udhëtim në malet e Shqipërisë (1903-1905)- Karl Steinmetz”.

9-1

Picture 1 of 17

“Në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, Shqipëria ishte një vend që duhej zbuluar. Vendi kurrë i qetë ballkanik ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane në rënie dhe hyrja aty nuk ishte e lehtë. Por shumë eksploratorë dhe udhëtarë europianë u dyndën për të eksploruar vendin e fundit që kishte mbetur si shenjë e bardhë në hartën e Europës. Mes tyre, inxhinieri austriak, Karl Steinmetz ka luajtur një rol të veçantë. Ndryshe nga shumë hulumtues dhe udhëtarë, ai ishte i përgatitur mirë për ekspeditat e tij. Mësoi gjuhën shqipe- në dukje mirë- dhe ishte në gjendje të udhëtonte në mënyrë autonome nëpër malet e vështira dhe të merrej vesh me banorët vendas, që nuk mendoheshin gjatë”.

Më sipër është koleksioni me fotot e tij.

Në vapën e gushtit 1903, Steinmetz u nis nga Shkodra nëpërmjet maleve të Veriut për në Gjakovë dhe Prizren.

Pas vajtjes në Shkup në shtator të atij viti, ai u kthye menjëherë në Shqipëri, me një avullore nga Selaniku për në Shëngjin, për të ndërmarrë një udhëtim të dytë dyjavor në Mirditë dhe në luginën e Drinit.

Në gusht 1904 ai u kthye në Shqipëri dhe udhëtoi sërish përmes Malësisë së Madhe, kësaj radhe në Shkrel, Theth, Shalë dhe Mertur për në Gjakovë, duke qenë se malësorët e penguan të vazhdonte për në Guci.

Udhëtimi i tretë në vitin 1908 e çoi në Mat dhe në luginën e Drinit të Zi, pra në krahinën e Dibrës.

Shkruar Nga
More from Revista User

10 gjëra që meshkujt janë duke i bërë gabim në veshje

Sot, ne të gjithë jetojmë një jetë të shpejtë, dinamike dhe të...
Read More