Fotot para nisjes së Kuvendit: Demokratët e nisin me çehre të mirë

Ditën e sotme zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partsisë Demokratike, aktivitet në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të këtij subjekti partiak të kudo ndodhur. Takimi do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Atmosfera duket pozitive para nisjes së punimeve. Mes kritikëve të kreut Lulzim Basha, që mbërritën në Kuvend, ishin Tomor Alizoti dhe Besnik Mustafaj.

Kuvendi Kombëtar pritet të nisë në orën 10:00. Mësohet se pjesa e parë i është kushtuar fjalimeve ndërsa në pjesën e dytë do të zhvilllohet debati mbi ndryshimet statutore të partisë.

Ndryshimet në statusin e PD zgjerojnë demokracinë e brendshme, garantojnë  hapjen dhe forcojnë partinë.

Lista e deputetëve kalon në tre filtra:

– Konsultim me anëtarësinë

– Verifikim në Komisionin e Vlerësimit.

– Miratim në Këshillin Kombëtar.

Ndryshimet statusore sigurojnë garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, përfshijnë Kryetarin.

Statusi i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore.

Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës.

Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.

Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

15% e anëtarëve të Këshillit propozojnë kandidatura.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Popullsia në Shqipëri po tkurret frikshëm, qytetet me numrin më të lartë të vdekjeve

Popullsia në Shqipëri ka filluar të tkurret me ritme të shpejta në...
Read More