Francë, Hollande reagon ndaj komenteve të Trump për Parisin

donald-trump-and-francois-hollande-772222

Presidenti francez Francois Hollande reagoi ashpër sot ndaj komenteve të presidentit amerikan Donald Trump i cili tha në një fjalim se “Parisi nuk është më Paris” pas sulmeve terroriste islamike, ndërsa Hollande tha se Trump duhet të tregojë mbështetje për aleatët e SHBA.

“Terrorizmi ekziston dhe ne duhet ta luftojmë së bashku. Mendoj se nuk është asnjëherë mirë të tregosh neglizhencë ndaj një vendi aleat. Unë nuk do ta bëja këtë me Shtetet e Bashkuara dhe kërkoj që as SHBA të mos e bëjë me Francën”, tha Hollande.

“Nuk dua të bëj krahasime, por këtu te ne, njerëzit nuk kanë armë. Këtu nuk kemi njerëz që hapin zjarr mbi turmat thjesht për të kënaqësinë e të shkaktuarit të një tragjedie a tragjedie”, tha Hollande gjatë vizitës në panairin e agrikulturës në Paris.

Ndërsa Trump tha të premten vonë në lidhje me sulmet terroriste se një miku i tij “Jim” nuk dëshironte më të çonte familjen në Paris, në komentet që u kritikuan dhe nga kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo.

Shkruar Nga
More from Revista User

Figura femërore ka masat e veta – llogaritni a janë masat tuaja ideale

Pjesëtarët e gjinisë mashkullore preferojnë figurë të rrumbullakuar sikur forma e orës...
Read More