Francë/ Një i vrarë e një i plagosur, mediat: Autori është shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon”, në Francë. Një person është vrarë me thikë dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Mediat franceze shkruajnë s ei dyshuar për ngjarjen e rëndë është një shqiptar, i cili është arrestuar më vonë pranë një ferme.

Sipas dëshmive të para, vrasësi dhe viktima e tij kishin qenë në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine. Natën e kaluar, ata do të takoheshin rastësisht në lagjen “Rose Vineyard”.

Megjithëse grindja ndodhi para disa dëshmitarëve, rrethanat mbeten të paqarta.

Një autopsi pritet të kryhet këtë pasdite në trupin e viktimës, për të përcaktuar goditjet që shkaktuan vdekjen.

Pyetjet e para nga hetuesit për autorin pritet të zhvillohen këtë pasdite, në prani të një përkthyesi, duke qenë se është me origjinë shqiptare.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Regjistrohet dosja “Llalla”, ja prokurori që do vendosë fatin e ish-shefit

  Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar sot dosjen për hetimin...
Read More