Francë, sondazhi zgjedhor: Macron renditet i pari në presidenciale



emmanuel-macron

Kandidati centrist i fushatës franceze Emmanuel Macron llogaritet të triumfojë në raundin e parë të presidencialeve duke mundur radikalen e djathtë Marine Le Pen, sipas sondazhit të fundit të grupit Odoxa.

Ish-ministri i ekonomisë merrte 27 për qind të mbështetjes në votën e 23 prillit, i ndjekur nga Le Pen me 25.5, duke lënë ish-kryeministrin konservator Francois Fillon të eliminuar me 19 për qind.

Fillon është aktualisht duke u përballur me akuza abuzimesh me fondet shtetërore, dhe sondazhi llogariste se nëse ai tërhiqet, siç ka premtuar më parë se do të bënte, kolegu i tij konservator Alain Juppe do të kishte kaluar raundin me 26.5 të mbështetjes, nëse do të kishte kandiduar.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Për të jetuar më mirë, këshillat e vyera të një psikiatri francez

Është koha për të bërë pakëz “next”-ing: do të na ndihmojë të...
Read More