Free Market Road Show Tirana 2018: Shoqëria në kohën e populizmit; cilat janë vlerat e reja?

Cilat vlera duhet të mbrojmë kur populizmi është kaq i suksesshëm? Mbi këtë shqetësim Free Market Road Show dhe Albanian Enterprise Institute organizon sot një tryezë me ekspertë vendas e të huaj për të sjellë në vëmendje vlerat e lirisë politike e ekonomike e për të angazhuar të rinjtë në shoqëri

Sot në orën 11 në sallën Abret, në Hotel Tirana, Albanian Enterprise Institute në bashkëpunim me Institutin Europian Pashko dhe Albanian Centre for Good Governance organizon Free Market Road Show Tirana 2018.

Tema kryesore e këtij aktiviteti do të jetë diskutimi mbi vlerat e shoqërisë në kohën e populizmit, marrë shkas nga tendencat shqetësuese politike, të cilat po përsëriten në të gjithë Europën.

Por duket se qytetarët, e në veçanti të rinjtë, nuk janë të interesuar për proceset politike dhe të keqinformuar mbi sistemin demokratik. Vlerat thelbësore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë moderne në Europë duket se janë harruar. Në të njëjtën kohë, zgjidhja e vetme që i ofrohet elektoratit duket se është ruajtja e elitave politike – e një vazhdim i status quo-së, që po bëhet gjithnjë e më pak i pajtueshëm për votuesit e rinj. Për këtë arsye Free Market Road Show dhe Albanian Enterprise Institute organizon këtë tryezë me ekspert vendas e të huaj për të sjellë në vëmendje vlerat e lirisë politike e ekonomike për të angazhuar të rinjtë në shoqëri. Por cilat vlera duhet të mbrojmë kur populizmi është kaq i suksesshëm? Në një këndvështrim populizmi është një tjetër mënyrë për t’i përfshirë njerëzit në diskutimet publike. Si pikënisje kjo duket e përshtatshme, por qëllimi i debatit publik është që të nxisë një debat të përhershëm dhe pa paragjykime për të gjetur zgjidhje të zbatueshme për problemet e sotme. Formati i ri i bisedimeve dhe debatit ofron një diskutim të hapur mbi këto vlera dhe probleme, mbi ekonominë dhe qeverisjen, duke lejuar që argumentet të debatohen nga këndvështrime të ndryshme. Temat si ndershmëria, mjedisi, barazia, liria, inovacioni, solidariteti ose përfshirja shpesh mbulohen shumë shpejt e zakonisht merret një pikëpamje pozitive pa marrë parasysh pasojat e plota të tyre dhe kritikat mbi to. Duke sfiduar të gjithë pjesëmarrësit për t’u përfshirë në këto diskutime Free Market Road Show ofron një platformë unike për të nxitur këtë debat.

Të ftuar për të diskutuar mbi këtë temë janë Besart Kadia nga Albanian Enterprise Institute (Instituti i Sipërmarrjes Shqiptare), Alvino-Mario Fantini kryeredaktor i European Conservative, Arben Cejku nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, politikani Gjergj Bojaxhiu, analisti Andri Nurellari, Gerti Boshnjaku nga Business Magazine dhe Akil Kraja Fondacioni për Liri dhe Demokraci, Sipërmarrësi John Chisholm dhe Alvino-Mario Fantini kryeredaktor i European Conservative.

Chishlon dhe Fantini, ekspertizë botërore nga sipërmarrja dhe gazetaria

John Chisholm ka një përvojë prej tri dekadash si sipërmarrës, CEO dhe investitor dhe është pionier në kërkimin e marketingut online, ai ka themeluar dhe ka shërbyer si CEO/ Drejtor për Decisive Technology ( Teknologjia vendimtare – tani pjesë e Google), botues i të parit software desktopi dhe server klienti për vëzhgime online. Më pas ai themeloi dhe shërbeu si CEO/ Drejtor i CustomerSat (tani pjesë e Confirmit), një sigurues lider në menaxhimin e reagimit në sipërmarrje. Sot ai është CEO i John Chisholm Ventures, një startup këshillues dhe grup investues. Ai është ish-president dhe kryetar botëror i Shoqatës MIT Alumni, anëtar i Korporatës MIT Corporation (bordi i të besuarve) dhe administrues i Institutit Santa Fe. Ai është autor i “Çliro Kompaninë tënde të brendshme: Përdor Pasionin dhe Këmbënguljen për të ndërtuar biznesin tënd ideal”. Ai ka diploma BS & MS në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike nga MIT dhe një MBA nga Shkolla e Biznesit në Harvard.

Ndërsa pjesëmarrësi tjetër, Alvino-Mario Fantini punon si redaktor dhe shkrues fjalimesh për organizata të ndryshme ndërkombëtare në Bruksel, Romë dhe Vjenë. Ai është gjithashtu një “shkrues fantazmë” për firmën e PR mbi tregun e lirë, Keybridge Communications në Washington, D.C., dhe shërben si kryeredaktor i botimit bienal, The European Conservative.

Më parë ka punuar si korrespodent nga Amerika Latine për Bridge News/Telerate në Bolivi, Kili dhe Paraguai ; nëpunës i komunikacionit për Bankën Botërore në Bolivi, këshillues editorial të Far Eastern Economic Review, në Hong Kong; dhe shkrues i faqes editoriale për The European Wall Street Journal në Bruksel. Në ciklin e parë ka studiuar filozofi në Dartmouth College në SHBA dhe më vonë është diplomuar në zhvillim ekonomik, politika publike dhe gazetari financiare në SHBA, Amerikë Latine dhe Europë. Aktualisht është kandidat doktoral në Universitetin e Leiden-it, në Holandë. Ai shërben në bordin e observatorit European Dignity, një OJQ në Bruksel dhe Qendrën për Ripërtëritje Europiane , një organizatë jofitimprurëse me qëllim edukimi në Amsterdam dhe është ish-sekretar i përgjithshëm në Institutin Hayek. Është anëtar i shoqatave Mont Pelerin, Philadelphia dhe Institutit të Studimeve Politike.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Për Europën nuk mjafton vettingu

Nga Ervis Iljazaj Presidenti i Komisionit Europian Juncker, në konferencën për shtyp...
Read More