Freskia “sundon” fundin e korrikut, ja temperaturat

Muaji i korrikut me të vërtetë edhe në këto ditë të fundit të tij është karakterizuar nga moti i nxehtë dhe temperatura shumë të larta të cilat kanë arritur deri në 40 gradë C. Për pasojë shumë prej nesh i janë drejtuar bregut të detit për t’i shpëtuar sado pak të nxehtit afrikan.

Por vjen një lajm i mirë për të gjithë ata të cilët i ka marrë malli për pak shi dhe freski. Nga kjo e martë, në zonat veriore do të ketë intervale kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta të cilat do të shoqërohen me shira.

Ndërsa në zonat qendrore dhe jugore moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira lokale. Ndërkohë gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin cka do të sjellë në orët e para të së mërkurës, vranësira në pjesën më të madhe të vendit dhe shira të përkohshëm.

Sa i përket temperaturave do të ketë një rënie të ndjeshme. Në rang vendi maksimumi do të arrijë në 30-31 gradë C.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rritje me 60% e rasteve të reja me HIV

Pritet një rritje me 60% e rasteve të reja me HIV në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *