Frika se do të ndaheni po jua rrënon jetën dashurore

Lidhjet janë të komplikuara dhe janë të pashmangshme pengesat të cilat vijnë gjatë momenteve më të lumtura që i përjetoni së bashku.

Dhe përderisa shumica e njerëzve presin pak turbulencë por nuk i kushtojnë shumë rëndësi, disa tjerë vazhdimisht brengosen se do të ndahen.

Nëse jeni në mesin e atyre që vazhdimisht dyshoni në stabilitetin e lidhjes dhe ndiheni të rrezikuar se mund të vjen deri te ndarja, shanset janë se vetëm sa jeni duke i keqësuar gjërat.

Studimet nga Italia tregojnë se nëse vazhdimisht ndiheni sikurse ekziston një rrezik i madh i ndarjes, kjo faktikisht mund të bëhet pengesë në lidhje dhe, me kohën, ta shkaktojë ndarjen.

Hulumtuesit sugjerojnë se nëse koka juaj është e mbushur me frikë se partneri do t’ju tradhtojë ose jeni të preokupuar me nocionin se shumica e lidhjeve nuk arrijnë të mbijetojnë, ju tërthorazi jeni duke e dëmtuar lidhjen sepse filloni të angazhoheni më pak.

Prandaj herën tjetër që miqtë përpiqen t’jua mbushin kokën me mendimet se ju dhe partneri nuk keni lindur për njëri-tjetrin, thjesht mos krijoni panik dhe mos e shkatërroni vetë lidhjen!

Shkruar Nga
More from Revista User

Dy këngë të Bebe Rexhës në Top 10 të iTunes

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha po vazhdon të korrë suksese me këngët e...
Read More