Frikë nga hakmarrja, arratisen familjarët e autorëve të masakrës në Lushnje

Familjarët e autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës janë detyruar të largohen jashtë Shqipërisë për shkak të frikës së hakmarrjes.

Ky lajm është bërë i ditur nga Prokuroria e Lushnjës, të cilët theksojnë se kanë dijeni në lidhje me këtë fakt.

Po ashtu në qytet është përhapur fjala se familjet e viktimave do të marrin hak dhe kjo ka vënë në lëvizje të afërmit e Laert Haxhiut dhe të Orges Bilbilit.

Ndërkohë, burime nga prokuroria e Lushnjës, e cila heton masakrën pohojnë se së fundmi motra e vetme e Laert Haxhiut, Klea Haxhiu po kërkon azil. Të njëjta burime saktësojnë se 20 vjeçarja ka nisur procedurat në Ministrinë e Jashtme, duke depozituar dokumentacionin e duhur. Nuk dihet nëse është pranuar kërkesa nga ana e ministrisë sonë.

Që prej 11 tetorit, kur ndodhi vrasja e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, motra e të dyshuarit kryesor për vrasjen Laert Haxhiut ka braktisur studimet e larta në Tiranë. Edhe familjarë të të dyshuarit tjetër të vrasjes së dy të rinjve Orgest Bilbilit, po tentojnë të njëjtën gjë, ndërkohë që momentalisht qëndrojnë në kontroll.

Në kërkim për atentatin e 11 tetorit vazhdojnë të jenë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të jenë të dyshuarit, madje nuk është gjetur as pronari i makinës, që u përdor në ngjarje.

Po ashtu bëhet e ditur se familjarët e dy të dyshuarve janë paraqitur në prokurorinë e rrethit me pretendimin se po hidhen akuza të pabaza mbi fëmijeët e tyre, sepse ata nuk janë autorët e vrasjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Makina përplas motorin në Tiranë, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë....
Read More