Frrokaj izolohet në banesën dykatëshe, ruhet nga policia

 

Pasditen e djeshme kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj la ambientet e komisariatit të qytetit për t’u vendosur në banesën e tij dykatëshe.

Me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës, Fran Frrokaj është detyruar të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore deri në fund të hetimeve lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare ‘Rana e Hedhun’.

Në këtë vendim, Fran Frrokaj urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij ne qytetin Lezhe, lagjia “Besëlidhja” (ku ka bërë pasaportizimin) por mësohet se ky i fundit ka kërkuar që të vendoset në shtëpinë e tij dykatëshe në fshatin Rrilë të njësisë Shën Koll.

Kamera e Ora News ka filmuar banesën, e cila mbrëmjen e djeshme ruhej nga një patrullë polici.

Fran Frrokaj nuk duhet  te komunikoje me persona te tjere me perjashtim te atyre qe bashkejetojne me ate.

Ndërkohë njëri prej avokatëve të Frrokajt tha se kishte paqartësi në vendimin e gjykatës.

“Nuk e dimë ende nëse do jetë me byzylykë apo me policë. Aktualisht sot janë lënë dy policë te banesa e kryetarit Fran Frrokajt”, u shpreh Adrian Leka, i ftuar mbrëmë në studion e Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku.

Pyetja që lind është: Si do të funksionojë aktualisht bashkia e Lezhës?  A ka të drejtë kryetari Frrokaj të ushtrojë detyrën, të hedhë firmë apo të japë udhëzime?

“Aktualisht bashkia ka struktura dhe persona të tjerë që drejtojnë dhe funksionojnë. Ka nënkryetarë që bëjnë punën e kryetarit. Derisa nuk kemi një vendim të formës së prerë të fajësisë apo të pafajësisë, Frrokaj nuk mund të firmosë. Kjo mund të ndodhë vetën nëse do ketë një ndryshim të masës së sigurisë”, tha avokati.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Piramida e shpirtrave

    Nga Diana Çuli - Romani i sapobotuar i Virgjil Muçit Piramida e...
Read More