Fshati nën ujë, lëvizja vetëm me varkë

Fshatrat janë pushtuar nga uji dhe lëvizja e vetme për të shpëtuar kokën është me vakë. Në fshatin Fitore të Vlorës, Vjosa ka vërshuar duke fituar qindra hektarë tokë dhe dhjetra banesa që gjenden nën pushtetin e saj.

Banorët kanë braktisur shtëpitë dhe rrugët janë kthyer në kanalet e vetme të lundrimit. Njëri prej tyre nuk është larguar nga fshati. “Ku të shkoj?! Tani janë të braktisura shtëpitë, nuk ka njëri atje. Unë rri kot, se nuk ka çfarë t’u bëj më atyre”, thotë Myrtezai. Mësohet se ushtria po mbron argjinaturën në mënyrë që lumi mos të avancojë më tej në atë pjesë të fshatit që vende-vende është i çliruar nga uji.

Genci, efektiv i Policisë Kufitare, për shkak se është edhe zhytës është angazhuar në misionet e shpëtimit. Shkaku i këtij misioni është një telefonatë që më pas rezultoi e pavërtetë, që kërkonte ndihmë. “Terreni nuk njihet dhe kërkon shumë kujdes”, apelon ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çiftet janë më të prirë të ndahen nëse e përbuzin njëri-tjetrin

Sarkazma dhe rrotullimi i syve mund të thotë se lidhja juaj është...
Read More