‘Fshesë’ në administratën e burgjeve, Gjonaj zbulon 130 vetë me rekorde kriminale

 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përmes një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar shifrat e punonjësve të burgjeve të cilët janë të inkriminuar.

Sipas shifrave të ministres, mbi 130 punonjës të policisë së burgjeve janë me rekorde kriminale.

Mbi 70 punonjës janë me papajtueshmëri të arsimit me vendin e punës.

“Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar.

Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht. #reformaneburgje”, shkruan Gjonaj.

 
SHPËRNDAJE 

 
Facebook

 

 
Twitter

 

 

 

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Kate Upton sensacionale për “Yamamay”

        Ajo cilësohet së fundmi si ndër modelet më të...
Read More