Fundi pa “dinjitet” i kryespiunëve shqiptarë në 27 vjet

Si një mallkim që duket sikur vjen nga koha e Sigurimit të Shtetit, SHISH (më herët SHIK), është një institucion, krerët e të cilit kanë pasur një fund të vështirë.

Detyra e kryetarit të Shërbimit Informativ ka qenë një ndër më problematiket në historinë e tranzicionit. Krerët e këtij institucioni kanë pasur një fat të ngjashëm në fundin e detyrës së tyre. Ndërkohë, dy prej tyre nuk jetojnë më.

Bashkim Gazidede ndërroi jetë në vitin 2008 duke lënë pas një histori plot dritëhije si një prej ish-krerëve më problematikë të këtij institucioni.

Gazidede e drejtoi këtë institucion kur mbante emrin SHIK, në vitin 1992-1997. Një tjetër ish-kryetar i SHISH që nuk jeton më, është Kujtim Hysenaj, ai u nda nga jeta në vitin 2005 pas një sëmundje të rëndë.

Ka drejtues të këtij institucioni janë larguar nga detyra të akuzuar për ndikime të rëndësishme në ngjarje që kanë ndikuar jetën politike në vend, të tjerë janë sulmuar nga politika për ndikime dhe shërbime të njëanshme në politikën shqiptare. Ky është fati i kryespiunëve të Shqipërisë.

Nis qysh me fillimet, atëherë kur institucioni mori emrin nga Sigurimi i Shtetit në “Shërbimin Informativ Kombëtar”.

Shërbimi Informativ Kombëtar është krijuar në korrik të vitit 1991, me ligj të Kuvendit Popullor të asaj kohe. Është emëruar në atë post Irakli Koçollari, i cili u largua nga kjo detyrë pasi erdhi në pushtet Partia Demokratike dhë në këtë post u emërua Bashkim Gazidede, i cili e mori këtë detyrë në fund të qershorit të vitit 1992.

Ishte koha kur në SHIK, kishte vetëm punonjës të ish-Sigurimit te Shtetit, që kishin ndryshuar vendet e mëparshme, por në thelb nuk kish ndryshuar asgjë në përsonelin e këtij institucioni.

Bashkim Gazidede dha dorëheqje nga posti i kryetarit të SHIK-ut pas një seance, ku raportoi për ngjarjet e 1997.

Ai akuzoi shërbimet sekrete të vendeve fqinje si shkaktare të kaosit të ngjarjeve të vitit 1997 si dhe eksponentët e lartë të Partisë Socialiste si bashkëpunëtorë në skenarin e vitit 1997. Ai dha dorëheqje dhe u largua nga Shqipëria duke marrë me vete akuzat për operacionet e vitit 1997 në Jug të Shqipërisë.

Në vend të Gazidedes u emërua përkohësisht në krye të SHIK-ut, Arben Karkini.

Ishte një propozim që erdhi nga Partia Republikane në kohën e tranzicionit kur kishte rënë qeveria Meksi dhe vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të parakohëshme të qershorit 1997.

Pas fitores së Partisë Socilaiste në këto zgjedhje në krye të SHIK-t erdhi një tjetër profesor i njohur nga fakulteti i shkenacve natyrore. Fatos Klosi erdhi në krye të SHIK, si propozim i presidentit Meidani.

Gjatë drejtimit të Fatos Klosit, Shërbimi Informativ Kombëtar mori emrin e ri SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror), në nëntor të vitit 1999, SHIK mori emërtimin SHISH.

Fatos Klosi qëndroi në krye të SHIK-ut deri në vitin 2002 dhe u shkarkua nga detyra i akuzuar se kishte pasur ndikim në ngjarje me rëndësi si ajo e vrasjes së Azem Hajdarit. Para se të largohej nga detyra, për Fatos Klosin u ngrit një komision parlamentar hetimor.

Pas përfundimit të këtij komisioni, Klosi u shkarkua nga detyra dhe në vend të tij u emërua në krye të SHIK, Kujtim Hysenaj në nëntor 2002 dhe qëndroi në detyrë deri në vitin 2005. Për shkak të një sëmundje të rëndë, Hysenaj u nda nga jeta në vitin 2005.

Në këtë moment u emërua në krye të SHISH Bahri Shaqiri.

Ai e mbajti këtë detyrë deri në gusht 2012. Në vend të tij u zgjodh në krye të SHISH, Visho Ajazi Lika.

Për pesë vite, Visho Ajazi e drejtoi këtë institucion përmes betejave të politikës ndaj institucionit që drejtoi. Është akuzuar shpesh nga politika për shërbime të njëanshme në funksion të grupeve të caktuara politike.

Ajazi dha dorëhejqe në një situatë kur po flitet për informacione të rëndësishme të shërbimeve shqiptare dhe të huaja që lidhen me implikimine zyrtarëve të lartë të qeverisë në trafik droge.

Vendin e Visho Ajazit e ka zënë sot Helidon Bendo. Ai ka mbajtur postin e zëvendësdrejtorit të SHISH, prej janarit të vitit të shkuar.

Helidon Bendo ka punuar në këtë institucion prej 21 vitesh duke filluar nga inspektor terreni për të mbërritur hap pas hapi, në detyrat më të larta dhe së fundmi drejtor i Përgjithshëm i SHISH.

Shkruar Nga
More from Revista User

Erdogan: Rusia të rishikojë mbështetjen ndaj regjimit sirian

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan kërkoi nga Rusia që...
Read More