Fuqia e rutinës dhe si funksionon ajo

Shumë njerëz e mendojnë rutinën si diçka të mërzitshme dhe shpeshherë gjejnë mënyra për të thyer monotoninë për ta bërë jetën më interesante.

Mirëpo, pavarësisht se rutina shkakton mërzinë, gjithashtu edhe i drejton njerëzit në rrugën e suksesit.
Sidoqoftë, për t’i arritur këto përfitime, fillimisht duhet të kuptoni qëllimet tuaja në jetë dhe të inkorporoni të njëjtin mision në rutinën tuaj.

P.sh., nëse jeni fotograf, praktikoni fotografinë çdo ditë.

E njëjta vlen edhe për piktorët apo dizajnerët e grafikut.

Rutina ndihmon që të ecni përpara

Nëse e keni ndarë mendjen që të arrini një gjë të caktuar në jetë, atëherë rutina apo orari do t’ju ndihmojnë ta arrini atë edhe nëse nuk e pëlqeni punën.

P.sh., ndoshta nuk ju pëlqen të bëni dush, mirëpo e bëni për shkak se është pjesë e rutinës, ju ndihmon të qëndroni të freskët dhe të pastër.

Rutina ndihmon t’i planifikojmë gjërat më lehtë

Të supozojmë se nuk ndjekim ndonjë rutinë në jetë, atëherë si vendosim se çfarë të bëjmë së pari?

Ne nuk do të ishim të aftë të marrim vendime të duhura, prandaj rutina na ndihmon t’i planifikojmë gjërat më mirë.

Rutina e nxit kreativitetin

Mund të duket e pabesueshme, mirëpo rutina e nxit apo rritë kreativitetin.

Në fakt, idetë më të mira që i kemi në mendje janë kur jemi të zënë me punë rutinore.

Puna e rutinës kërkon më pak mendim, prandaj mendja jonë nuk është nën presion dhe mund të mendojmë për ide interesante.

Rutina i bën njerëzit të suksesshëm

Ne kemi ndonjë rutinë të çfarëdoshme në punë çdo ditë.

P.sh., fëmijët shkojnë në shkollë, qoftë nëse ju pëlqen apo jo dhe me kohën mësohen me këtë gjë.

Ata fitojnë njohuri të përgjithshme, diplomojnë dhe kërkojnë edukim më të lartë.

Më vonë, bazuar në njohurinë e tyre, ata e shkruajnë historinë e tyre të suksesit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Emina Çunmulaj mahnit në fustan të kuq!

Kryesisht e shohim të thjeshtë dhe në veshje të zakonshme, meqenëse ditët...
Read More