Fuqia e shegëve: Ndër frutat me forcën antioksiduese më të madhe

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës

Shega është një frutë me forcë antioksiduese të rrallë. Në saje të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen së tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.

Shegët dhe kanceri i mushkërive

Në një nga studimet për këtë frutë, është vënë re se lëngu i shegëve që përfitohet nga shtrydhja, ka rezultuar të ngadalësojë rritjen e masës tumorale në mushkëri, në minj eksperimental. Deri më sot, kanceri i mushkërive është kanceri që vret më shumë nga të gjithë llojet dhe për këtë arsye, ky rezultat është një lajm shumë i mirë. Sidomos për personat që janë duhanpirës, pasi rreziku që ata të preken nga kjo sëmundje është shumë herë më i madh, në krahasim me ata që nuk pinë duhan. Ky efekt është i lidhur me forcën e madhe antioksiduese që ka shega, e cila gjendet pikërisht te ngjyra e kuqe e saj dhe ul inflamacionin. Mendohet që shegët kanë më shumë fuqi antioksiduese se sa vera e kuqe dhe çaji jeshil, të përfolur së tepërmi kohët e fundit. Kanceri i mushkërive nuk është i vetmi që duket të parandalohet nga shegët, ato veprojnë fuqishëm edhe kundër kancerit të prostatës dhe atij të gjirit. Sasia e nevojshme e konsumit të këtij fruti, në mënyrë që të përftohen këto përfitime është e barabartë me 2-3 gota lëng në ditë.

Shegët luftojnë plakjen

Studime të fundit tregojnë se një substancë që gjendet te shegët, mund të përpunohet nga mikrobe të florës sonë bakteriale dhe nga ky përpunim të prodhohet një molekulë që ndihmon muskujt të rigjenerojnë veten. Kjo molekulë quhet “urithin A”, dhe ajo rrit aftësinë e vetë shkatërrimit të mitokondrive defektoze në muskuj duke evituar kështu humbjen e funksionit dhe masës së tyre.

Kombinimi ideal

Është zbuluar se lëngu i shegës i kombinuar me 2-3 hurma Arabie në ditë, mund të ofrojë një mbrojtje tepër efektive kundër sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale. Kjo do të ishte mënyra ideale për të përftuar maksimumin e vlerave ushqyese të këtyre dy frutave, të cilat rezultojnë shumë më të fuqishme kur merren së bashku, krahasuar me konsumin e frutave veç e veç.

Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore

Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shumë i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.

-Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës.

– Lëkura e shegës është e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Në Lindje përdoret edhe si mjet për të ngjyrosur lëkurat. Por përveç qëllimeve mjekësore, shegët përdoren për të bërë ëmbëlsira apo kokteje të ndryshme. Edhe “Granada” e famshme, bazë e shumë koktejeve, më përpara përgatitej duke zier për disa minuta lëngun e shegës me mjaltë, ndërsa sot i shtohen edhe agrume dhe esenca aromatike. Në vende të freskëta dhe të thata, shegët mund të ruhen edhe për një javë

-Shega gjen përdorim të shumëllojshëm edhe te tortat, reçelrat, akulloret dhe marmelatat e ndryshme. Gjithashtu, përdoret edhe për zbukurimin e pjatave.

Burimi: Blerina Bombaj, dietologe klinike

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Popullsia në Shqipëri po tkurret frikshëm, qytetet me numrin më të lartë të vdekjeve

Popullsia në Shqipëri ka filluar të tkurret me ritme të shpejta në...
Read More