Furnizimi me ujë, “Arritja” e verës në Patos: 1 herë në 2 ditë për 90 minuta

patos-1

Janë ankuar shpesh në bashki, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje që t’u sjellë furnizim të rregullt më ujë të pijshëm në banesat e tyre. Kjo është historia e 2500 familjeve në Patosin e Vjetër, që ndihen të kënaqur këtë verë pasi të paktën kanë ujë në rubineta një herë në dy ditë për plot 90 minuta.

Uji u vjen në banesë një herë në 24 orë e kjo për dy vjet me radhë. Tashmë që furnizohen të paktën 90 minuta në dy ditë, 2500 familjet e lagjes “Mustafa Matohiti” në Patos ose si quhet ndryshe Patos i Vjetër ndihen të gëzuar. Duket se edhe një përmirësim i vogël në furnizimin me ujë konsiderohet fat për këta banorë që thonë se në dimër kanë shumë pak ujë, ndërsa në verë të paktën u vjen një here në dy ditë.

Banorë: “S’kemi ujë çdo ditë, një ditë po, një ditë jo, por megjithatë nuk na mjafton. Jemi me depozita. Mban një orë kur vjen. Kemi vujatur shumë për ujë këtu”.

Situata, edhe pse shumë larg standarteve normale të furnizimit me ujë të pijshëm, duket se ka përmirësim, pasi para dy vjetësh ndodhte edhe që uji të vinte një herë në javë, e banorët u ktheheshin burimeve me bidona plastikë.

Janë ankuar shpesh në bashki për të marrë një zgjidhje, kanë marrë edhe premtime, por deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje. Kështu që tani ndihen të kënaqur se të paktën furnizohen një herë në dy ditë për 90 minuta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pesë shenja horoskopi të cilat pas ndarjes i kthehen partnerit

Shenja në të cilën ndokush është lindur deri në një masë përcakton...
Read More