Fyerje dhe përplasje në një seancë tensioni

Kur u tha se kryetari i Partisë Demokratike do të ishte në Londër, u mendua se seanca e së enjtes nuk do kishte shumë replika.

8-1

Picture 1 of 8

Megjithatë shkëndija e parë u dha që kur foli ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ajo foli për ndihmën e dhënë që të kalohej situata e vështirë e përmbytjeve.

Kaq u desh dhe reagoi ish-kryeministri Sali Berisha.

“Olta ndejti 48 orë pa gjumë, sikur të jemi ne këtu monitori i gjumit të Oltës, ç’i keni këto, mos i sillni në parlament këto, diskutojini atje në kabinetin e qeverisë, mos na i sillni këtu”, tha Berisha.

Më pas reagoi kryeministri Edi Rama, që më shumë iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

“Kur ju dëgjon juve po mos t’ju njohësh thua sot erdhën këta nga Hëna a thua se nuk ishit këtu kur ndërtohej në mes të lumit. Kur propagandohej mrekullia e 8 e botës, se kështu e keni quajtur.

Ndërtimi pa leje është mrekullia e 8 e botës. Jemi i vetmi vend thoshte Saliu që kemi ndërtuar një qytet pa leje. Ndërtimin për lumë dhe në lumë e sollët ju dhe tani vini këtu kërkoni llogari thua se ishit në Hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake.

Vini flisni këtu për ndihma, ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe orizin e rezervave të shtetit, e bëtë pilaf për vete. Morët dhe çizmet. Po çizmet ç’i deshët? Rezervat e shtetit trokë tani thoni çne këto ndihma,” tha Rama.

Në përgjigje të tij, Spaho tha se të gjitha qeveritë kanë lejuar ndërtimet pa leje, por shtoi se përmbytja në autostradë erdhi për shkak të ‘palmave të Edi Ramës’.

Kryeministri Rama tha se kjo nuk është e vërtetë, por tha se ka nisur një hetim që do zbulojë se ka pasur ndërtime pa leje, që kanë nisur që në kohën e qeverisjes së PD.

Tensioni u shtua kur në foltore doli ish-kryeministri Sali Berisha dhe foli për çështjen e përmbytjes në Shkodër.

Edi Rama: Unë kam premtuar s’do ketë më kurrë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri dhe jo vullneti i natyrës. Sepse kaskada e Drinit e menaxhuar me telefon përmbyti në mënyrë të hatashme Shkodrën. Janë ngritur tërë shkodranët me në krye Voltana Ademit të ndalojë projektin dhe të ribëhet projekti.  

(I drejtohet ish kryetarit te bashkise se Shkodres ) A je dakord që By pass i Bunës të vazhdojë të ndërtohet siaps projektit të bërë nga Saliu.

Hajde mbro projektin ose bashkohu me mua që projekti të ndryshojë. Edhe kur qeshni, qeshni me urdhër të Saliut. Lorenc  hajde dil dhe mbaj qëndrim për by pass e Bunës

Edhe gjithë Shkodra mendon se duhet ndryshuar rrënjësisht projekti. E vetmja pritë që Saliu deshi ti ngrinte urën u kthye në mur për të qorruar shikimin e shkodraënve në Liqen; Nëse mbështet projektin qorr të Saliut je në lartësinë që të këroon detyra e përfaqësimit në këtë grup që mendon vetëm me sytë e mëndjen e Saliut.

Sali Berisha:  Ju them ju e qytetarëve të Shkodrës.

 Shkodra përjetoi tre përmbytje gjatë mandateve të qeverisë tonë. Njëra po shkonte drejt apokaliptikës. Pothuajse në gjysmën e qytetit ujrat arritën në 2 metra, lartësi dhe dije këtu O injorant se nuk u hapën digat, digat e shpëtuan Shkodrën nga apokalipsi. Se Shkodra u përmbyt nga liqeni. Po të hapeshin portat e cila është e detyrueshme,  Shkodra do të merrte një gjëmë të madhe, por falë mobilizimit ët shkëlqyer të atij kryetarit të bashkisë, Shkodra nuk pati asnjë viktimë.

 Për By Passin e Shkodrës u morën tre grupe ekspertësh, nga Suedia, Italia. Ishte kusht për të ndaluar përmbytjen e Shkodrës. Liqeni fryhej çdo ditë me centimetra. Më dëgjo se nuk kemi prirjen të dëgfjojmë injorancën tënde. Vetëm by pass sipas tre grupeve kryesore ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur në shkallën më të lartë përmbytjen nga liqeni, dhe nga fryrja e Bunës. Por ti erdhe e ndërpreve financimin. Ky ishte hapi i parë. By Passs i Shkodrës i cili shkon nga 40- 60 milionë euro, nuk është aspak një vepër e preferueshme. By pass u shndërrua në digë sepse ky ishte sygjerimi i tre grupeve për të mbrojtur Shkodrën.

Ndërsa Rama nga foltorja e Kuvendit replikonte me Berishën, deputeti Flamur Noka iu afrua foltores së kuvendit i indinjuar. Ruçi urdhëroi përjashtimin nga seanca Flamur Nokën dhe caktoi 5 minuta pushim.

Rama: Unë kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj politikë me emra krimninelësh, e me emra krushqish. Këtë e ke ti, si llaxorja më e madhe e këtij vendi historikisht ty ta kemi lënë. Ke bërë edhe kazanin dixhital atje, vazhdo.

Noka: Ndërpreje seancën dhe nxirre përjashtë.

Ruçi: Ulu poshtë. Të tërheq vëmendjen zoti Noka. Mos pengo seancën.

Rama: Nuk i thashë as injorant, as idiot, as kriminel, asgjë nga fjalët që tha ai, i thashë thjesht dhe vetëm një opinion, një llaxore më e madhja që ka ky vend.

Noka vijon dhe flet.

Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen, për të pestën herë të nxjerr përjashta.

Rama: Ç’është ky mo, tërhiqeni në strofull. Na doli ky, kush është ky?

Ruçi: Zoti Kryeministër një minutë mos fol.Zoti Noka pasi të kam tërhequr vëmendjen, pasi të kam dhënë vërejtje, ke dy minuta që po pengon zhvillimin e seancën dhe për përdorimin e fjalëve ofenduese ndaj folësit, në rastin konkret Kryeministër, të përjashtoj nga seanca. 5 minuta pushim.

Rama: Nga pylli doli ky?

Shkruar Nga
More from Redaksia

Beqari më i kërkuar është gati të martohet, ja kush është ylli i Hollywood-it

Duket se beqari “i përhershëm” i Holliwood-it ka vendosur të mos e...
Read More